Pse rivotohet sot vetëm në një vendvotim në Komunën e Çairit në Shkup?!

Abdulla Mehmeti

Abdulla Mehmeti

Një pjesë e banorëve të Komunës së Çairit, sot votojnë për herë të tretë në kuadër të zgjedhjeve vendore të 15 tetorit të këtij viti (rivotimi u mbajt më 29 tetor), në vendvotimin nr. 2901, pasi që Gjykata Administrative e pranoi ankesën e Lëvizjes Besa, ku më pas edhe Këshilli Shtetëror i Zgjedhjeve e miratoi vendimin për rivotim. Në këtë vendvotim gjithsej janë të regjistruar 719 votues. Kandidati për kryetar komune nga radhët e BDI, pas rrethit të dytë ishte në avantazh prej 209 votave në nivel të komunës.

Pse prej mbi 100 ankesa nga subjektet politike pjesëmarrëse në rrethin e dytë të zgjedhjeve vendore në Maqedoni, për parregullsi dhe shkelje të shumëta, u vendos të rivotohet vetëm në një vendvotim në Komunën e Çairit, kjo nuk kërkon ndonjë analizë të thellë, duke pasur parasysh të dhënat e paraqitura më poshtë dhe duke pasur parasysh se kjo komunë ,,kontrollohet” edhe nga dy nivele të tjera, pushteti qendror dhe ai i qytetit të Shkupit?!

Nëse ky vendim i organeve gjyqësore dhe administrative të Republikës së Maqedonisë duhet të vlerësohet si vendim i drejtë, apo si vendim me prapavijë politike, këtë duhet ta vlerësojnë qytetarët, opinioni dhe faktorët politikë vendës dhe ndërkombëtarë.

Çka duhet të dini për Komunën e Çairit?

E para, që duhet ta dini është fakti që, Komuna e Çairit ka dendësi më të madhe të popullsisë në Europë dhe përballet me probleme gjithashtu më të mëdha në nivel të shtetit. Çdo pushteti deri më sot, kjo komunë i kanë interesuar në mënyrë të veçantë, për komplikimin e situatës sa të jetë e mundur më tepër dhe për krijimin e paperspektivës dhe kaosit, meqë bëhet fjalë për komunën e vetme me shumicë shqiptare brenda qytetit të Shkupit.

Komuna e Çairit është njëra nga 10 komunat në kuadër të qytetit të Shkupit, i cili ka status të veçantë, si i vetmi si qytet në nivel të shtetit, përkrah komunave të tjera urbane dhe rurale (70+10), në bazë të Ligjit për ndarjen territoriale të vetëqeverisjes lokale në Republikën e Maqedonisë (55/2004).

Komuna e Çairit shtrihet në një siprfaqe prej 3,52 km², me gjithsej 64.823 banorë, dhe me një dendësi të popullsisë prej 18.415 banorë/km², që paraqet dendësinë më e madhe në nivel të Europës, ose me dendësi tre herë më të madhe se Komuna Qendër e Shkupit, një nga komunat tjera me dendësi më të madhe në kuadër të qytetit të Shkupit (me shumicë të popullsisë maqedonase), me 6.032 banorë/km², sipërfaqe dy herë më të madhe dhe dendësi tri herë më të vogël se Komuna e Çairit, të cilat i ndanë fizikisht vetëm lumi Vardar, ndërsa politikisht i ndan diskriminimi i madh (racist) mes qytetarëve maqedonas dhe shqiptarë në të njëjtin qytet (kryeqytet të shtetit).

Struktura e popullsisë sipas përkatësisë etnike: shqiptarë 36.921 (57%), maqedonas 15.628 (24,13%), turq 4.500 (6,95%), romë 3.083 (4,76 %), boshnjakë 2.950 (4,55 %), serbë 621 (0,96 %), vllehë 78 (0,12%), të tjerë 992 (1,53%). Gjithsej 64.823 banorë.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

*

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

VERZIONI DESKTOP