Me vepra artistike protestohet për ndërtimet në hapësirën e Lumit Radika (FOTO)

Një grup i aktivistëve artistë “Ta mbrojmë Lumin Radika” kanë punuar një simbol gjigand që i ngjan peshkut në shenjë proteste kundër planeve për ndërtime në rajonin e Likovës, njofton Portalb.mk.

Vetë simboli cili paraqet art në vete dhe i vendosur në afërsi të urës në Liqeni Dibër i cili për shkak të nivelit të ulët të ujit sinjalizon Radikën dhe shtratin e thatë të liqenit.

Edhe pse në këtë periudhë Liqeni i Dibrës shpesh herë ka pasur nivel të ulët të ujit, është konstatuar edhe se në Lumin Radika nuk ka mjaftueshëm ujë që të ndërtohet pendë nga ku uji do të derdhej në dy drejtime. Ata frikësohen se nëse ndërtohet pendë e re dhe realizohen planet e Qeverisë së Maqedonisë dhe ELEM-it ujërat e Radikës të cilat në mënyrë natyrore rrjedhin në drejtim të Dibrës dhe Lumit Drin, në mënyrë artificiale do të drejtohen kah Vardari, kurse Lumi Radika me kalimin kohës do të ketë nivel më të ulët të ujit dhe në fund do të ngelet vetëm një kolektor i ujërave të zeza dhe fekaleve”, shkruan historiani dhe artisti, Nikolla Pisarov.

Simboli i vizatuar stilizon peshkun dhe përcjellë porosinë “Shpëtojeni Radikën” është i gjatë 12 metra, i gjerë 2,5 metra kurse në të janë shfrytëzuar 2 metra kub gurë.

Ndërkaq autori i skicës së vizatuar në hapësirën e Lumit Radika, Adem Sulejmani tha se artistët duhet të kyçen sa më shumë në lëvizjet sociale me qëllim që me ide kreative të ndikojnë në ndryshimin e planeve dhe politikave të gabuara.

“Artistët duhet të përfshihen në aktivitetet sociale me këtë iniciativë tonën që e realizojmë bashkërisht me aktivistët social mendoj se jap shembull të mirë edhe për të tjerët kolegë tanë artistë që të përfshihen në lëvizjet sociale dhe me idetë tona artistike të kontribuojmë në ndikimin e aktiviteteve që të jepet moment kreativ më i madh duke kontribuar që të bindim opinionin dhe institucionet që të korrigjojnë politikat dhe planet e gabuara”, tha Sulejmani

111

222

333

444

Leave a Reply

Your email address will not be published.

*

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

VERZIONI DESKTOP