As nuk ka pasur e as nuk ka plane për dasmë, këngëtarja shqiptare është ndarë nga i dashuri

Big Mama, që ndoshta ky emër nuk i shkon dhe aq shumë me pamjen e re, ka folur më në fund për martesën e saj që të gjithë e prisnim, shkruan Class.

U duk se mes artistëve të shumtë që kishin zgjedhur për t’i dhënë fund beqarisë këtë vit do të ishte dhe ajo, por nuk ndodhi kështu. Pak javë më parë, mediat raportuan se këngëtarja kishte anuluar dasmën e saj, për arsye që nuk u bën të ditura.  Por e ftuar në “Thumb” Big-u na ka treguar se ajo nuk e ka pasur në plan që të martohej, por ajo çfarë është më e rëndësishmja, ajo sot është “single”.

Big Mama, në një intervistë që ka pasur më herë, është shprehur se ishte në një marrëdhënie, shumë e lumtur dhe mbi të gjitha shumë e dashuruar, por kjo tashmë i përket së shkuarës. Kjo marrëdhënie nuk ka shkuar ashtu siç duhet, për këtë arsye më e mira ka qenë që t’i jepte fund.

“Unë s’kam thënë që do bëj dasmë, e kisha pranuar vetëm se jam në një lidhje. As nuk do ketë dasmë. Nuk jam më në një marrëdhënie. E provova, nuk shkoi aq mirë dhe kaq”, ka rrëfyer Big Mama.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button