Monica përdor një fjalë shqip kur nuk i pëlqen diçka te Loriku

Lorik Cana ka treguar dhe një herë për publikun që gruaja e tij italiane është shqiptarizuar tashmë. Ajo ka mbajtur bluzën e Kombëtares shqiptare kur Shqipëria ka luajtur me Italinë, ka mësuar të gatuajë pas martesës dhe madje ka mësuar dhe fjalë shqip, shkruan Class.

Dihet që bashkë me fjalët e bukura, të huajt tërhiqen dhe prej fjalëve me ngjyresë negative. Një prej tyre që Monica ka mësuar dhe përdor tashmë, është “katunar”.

Loriku ka treguar dhe kur e përdor… “Nuk më lë të vesh kanotiere gruaja. Ka mësuar fjalën katunar dhe më thotë lëre, kjo është për katunarët”…Gjithçka tjetër e thotë në italisht Monica, por fjalën katunar, sigurisht të lakuar si të ishte një fjalë italiane e përdor në shqip.

Dhe meqë jemi te veshja, një pikë e fortë e Lorikut, ai na tregon dhe diçka tjetër që nuk ka më kuptim të vishet tani…këmishët serioze me mëngë të shkurtra.

Ndryshim epokash. Duhet t’i lëmë dhe ato.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button