Ka humbur 19 vjeçarja nga Studeniçani, kërkohet ndihmë për ta gjetur

Arife Kurtishi (19) nga fshati Studeniçan, ka humbur. Familjarët thanë për SHENJA se ajo ka dalë nga shtëpia që nga 05.11.2017 në orët e paraditës dhe ende nuk ka asnjë shenjë se ku mund të gjendet.

Që nga ajo ditë, policia është vënë në kërkim të saj në çdo qytet të Maqedonisë.

Siç u shprehën familjarët, Arifja ka qenë nxënëse e shkëlqyer dhe shembullore dhe nuk mund të kuptojnë arsyet se pse të bëjë një veprim të tillë. Por sipas tyre, Arifja kohëve të fundit ka dhënë shenja depresioni.

Familjarët luten që çdo kush që mund ta takoj dikund Arifen 19 vjeçare, menjëherë t’i kontaktojë në numrin e telefonit 070/672-640.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button