Civil: Votimi në VV 2901 qetë pa jehonë të madhe

Vëzhguesit e Civilit konstatojnë se rivotimi në vendvotimit 2901 në Çair po zhvillohet qetë dhe pa jehonë të madhe në pjesën e parë të ditës zgjedhore.

Siç kumtojnë deri në orën 12:30 në votim kanë dalë 130 qytetarë nga gjithsej 719 votuesit e regjistruar.

Në raundin e dytë në zgjedhjet e 29 tetorit në këtë vendvotim kanë votuar 278 nga gjithsej 719 votues. Dallimi midis kandidatëve për kryetar komune Zeqirija Ibrahimi dhe Visar Ganiu ishte 66 vota epërsi për Ibrahimin. Pas ankesës së pranuar të Besës për vendvotimin 2901 në SHF “Idnina”, Çair, Gjykata Kushtetuese Shkup, mori vendim për rivotim, duke e pranuar ankesën.

Nga Civil njoftojnë se qytetarët dhe të gjithë palët e involvuara të cilët kanë informata për parregullsi zgjedhore mund t’i paraqesin në numrat e telefonit 071 608 523, 078 / 746 138 dhe onlajn formularin www.slobodniizbori.info.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button