Evropë, SHBA: U shënua 99 vjetori i përfundimit të Luftës së Parë Botërore

Në Evropë dhe në Shtetet e Bashkuara është shënuar 99 vjetori i përfundimit të Luftës së Parë Botërore.

Në gjithë Britaninë, miliona njerëz janë ndalur dje për dy minuta heshtje në orën 11, që paraqet simbolikën e ditës së 11-të dhe muajin e 11-të. Lufta e Parë Botërore ka përfunduar më 11 nëntor të vitit 1918.

Në Paris, presidenti i Francës, Emmanuel Macron, e ka shënuar përvjetorin duke vendosur kurorë në Harkun e Triumfit, që është vendi i flakës së përjetshme në Varrin e ushtarit të panjohur.

Ish-presidentët, Francois Hollande dhe Nicolas Sarkozy, po ashtu, morën pjesë në këtë ceremoni transmeton, REL.

Franca, Britania dhe Gjermania e patën nënshkruar armëpushimin më 11 nëntor të vitit 1918, për ta përfunduar atë që njihet si Lufta e Madhe, e cila pat filluar më 28 korrik 1914.

Pjesa më e madhe e betejave të Luftës së Parë Botërore janë zhvilluar në Francë dhe Belgjikë. Kjo luftë rezultoi me përfundimin e perandorive ruse, gjermane dhe austro-hungareze.

Vlerësohet se së paku 16 milionë njerëz janë vrarë gjatë luftës.

Kjo ditë përputhet me festën e Ditës së Veteranëve në Shtetet e Bashkuara.

Në Nju Jork, veteranët ushtarakë janë nderuar me një paradë të mbajtur nëpër mot tejet të ftohtë në Menhetën.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button