Civil: Gruevski ka vendosur të jep dorëheqje

Jozyrtarisht mësohet se Nikolla Gruevski ka një kohë që po mendon të jep dorëheqje nga posti kryetar i VMRO-DPMNE-së, shkruan CivilMedia, përcjell Portalb.mk.

Sipas burimeve të tyre, Gruevski veç më e ka sjellë vendimin e tij, por po mendohet vetëm për kohën se kur do ta zbulojë.

“Pas katastrofës në zgjedhjet lokale, Gruevski është nën presion të fuqishëm edhe nga bashkëpuntorët e tij më të ngushtë, që të merr përgjegjësi për humbjen dhe të jep dorëheqje. Iniciativa për reforma të brendshme (Reformatorët) ka me muaj që po nxisin demokratizim të brendshëm të partisë dhe dorëheqje të tij. Reformatorët po marrin përkrahje të madhe nga kryesia e VMRO-DPMNE-së”, shkruan Civil.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button