Disa pjesë të Shkupit nesër pa energji eletrike

Një pjesë e shfrytëzuesve e rrugëve “Jurij Rozentall”, “Ilo Vojvoda”, “Mellniçka”, “Viniçka”, “Guadalahara”, “Nov Zhivot”, “Vashingtonska”, “Butelski Venec” dhe “Çe Ge Vara” në komunën Shuto Orizarës nesër nga ora 8:30 deri në orën 12:30 do të mbeten pa furnizim me energji elektrike.

Nga ora 9 deri në orën 15 pa energji do të mbeten edhe shfrytëzuesit nga rrugët “Butelska” tek kanali, “Prizrenska” dhe “Bell Kamen”, nga ora 9:30 deri në orën 11, një pjesë e rrugës “Ho Shi Min” në komunën Butel, ndërsa nga ora 12 deri në orën 15 një pjesë e shfrytëzuesve nga nënrrugët numër “10”, “14”, dhe “16” në fshatin Bardovcë.

Siç informon nga Qendrën rajonale për Menaxhim me Kriza e Qytetit të Shkupit, arsye për ndërprerjen në furnizimin me energjinë elektrike është realizimi i intervenimeve teknike në elektro-rrjetin distributiv nga ana e EVN Maqedoni SHA.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button