Ja ku është ajri më i ndotur në Shkup!

Në të gjitha komunat e Shkupit, gjatë 24 orëve banorët kanë thithur ajër të ndotur. Stacionet matëse të Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor në të gjitha stacionet matëse kanë regjistruar përqendrime më të larta të grimcave PM10 më të larta janë shënuar në Lisice.

Në stacionin matës në Qendër, vlera më e lartë prej 112,6 mikrogramë për metër kub të grimcave PM10 janë regjistruar në orën 9.00. Në pjesën tjetër të ditës përqendrimet kanë lëvizur nga 70 deri në 105 mikrogramë. Matjet e mëngjesit në këtë stacion tregojnë vlera prej rreth 60 mikrogramë, që është mbi 50 mikrogramë nga e  lejuara për metër kub, transmeton MIA. 

Në Gazi Babë, stacioni matës e ka regjistruar vlerën më të lartë prej 140 mikrogramë në orën 18 të mbrëmjes. Më i ndoturi ka qenë ndërmjet orës 15:00 dhe 18:00 dhe nga mesnata deri në orën dy,  kur përqendrimet kanë qenë mbi 100 mikrogramë. Ky stacion matës  ka regjistruar edhe  periudhën nga ora 10 në mëngjes e deri në orën 12 kur përqendrimet kanë qenë brenda intervalit të lejuar.

Në Karposh, përqendrimet e grimcave të PM10 kanë lëvizur nga 70 në 168 mikrogramë. Ajri më i ndoturi ishte dje në mëngjes në orën tetë, ku janë  regjistruar përqendrime prej 168 mikrogramësh, ndërsa ndotja ishte e lartë dhe në periudhën prej orës 18 e deri në mesnatë me përqëndrime mbi 100 mikrogramë për metër kub. Nga mëngjesi i sotëm rreth 60 mikrogramë.

Ajri më i ndotur gjatë 24 orëve është  regjistruar me Lisiçe me 486 mikrogramë për metër kub të grimcave PM10 në orën 18 dhe 452 mikrogramë në orën 19. Nga ora 20:00 deri në orën 2:00 në Lisice, përqendrimet kanë lëvizur mbi 100 dhe rreth 100 mikrogramë. Nga  mëngjesi i sotëm janë shënuar përqendrime më të larta dhe janë matur 94, pastaj 84 dhe 82 mikrogramë për metër kub.

Në stacionin matës te Rektorati ajri ka qenë i ndotur në periudhën, përrveç matja në orën 12 dje pasdite, kur janë regjistruar 28.9 mikrogramë. Nga ora 14 dje dhe deri në orën pesë të mëngjesit, përqendrimet e grimcave PM10 janë mbi 100 mikrogramë. Mëngjesin e sotëm lëvizin prej 92 deri në 82 mikrogramë.

Edhe në qytetet e tjera në periudha të caktuara ajri ishte i ndotur. Pra, në Manastir ishte ka qenë i ndotur nga ora 17 e deri në orën një pas mesnate, në Kërçovë nga ora 16 e në orën 20, në Tetovë përqendrimet e grimcave PM10 kanë lëvizur nga 40 e deri në 98 mikrogramë, në Veles ndotja e  ajrit ishte mes orës 19 dhe 21,  në Koçan prek orës 17 e deri orën 23 dhe në orën 18 orë janë matur 224 mikrogramë të grimcave PM10 dhe në Kumanovë ajri më i ndotur ka qenë mes orës 17 dhe 18.

Autoritetet qendrore dhe lokale paralajmërojnë një sërë masash për  uljen e ndotjes së ajtir.

Qyteti i Shkupit, së bashku me MPB-në, ka iniciuar ndryshime ligjore në kontrollin teknik të automjeteve.

Mes masave afatmesme është  gazifikimin, si dhe ulja e çmimit të ngrohjes qendrore që të stimulohen qytetarët të kyçe në ngrohjen qendrore.

Sipas statistikave në muajt e fundit të vitit edhe janari, ka ndotje më të lartë të ajrit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button