“Gongu i Artë” në duart e shqiptarit Vjerdha
Sot në Shkup ka përfunduar edicioni i 47-të i turneun ndërkombëtare “Gongu i Artë”.
Reprezentacioni i Maqedonisë për herë të parë në historinë e këtij turneu nuk arriti të fitojë asnjë luftë në gjysmëfinale dhe mbeti pa asnjë çmim.
Fitues i këtij trofe u shpall boksieri nga Shqipëria Bekim Vjerdha i cili në finale e mundi serbin Nikolla Stevanoviq.
Teknik më i mirë ishte kosovari Violend Sulejmani, ndërsa boksier më i mirë nga Maqedonia u shpall Denis Muaremovski.
Në edicionin e sivjetëm të “Gongut të Artë” pjesëmarrës ishin 30 boksier nga gjashtë shtete, të cilët treguan luftëra cilësore. /Portalb.mk/