Maqedonia U19 kualifikohet në fazën elite për KE

Futbollistët e rinjë të udhëhequr nga Vujadin Stanojkoviç zhvilluan ndeshje të shkëlqyeshme kundër Belgjikës e cila si favorit kryesor udhëtoi drejt Shkupit. Futbollistët belg e hapën më mirë ndeshjen dhe pas 10-të minutave lojë avansuan 1:0, mirëpo në vazhdim Maqedonia rezultoi rival më i mirë dhe me meritë shënoi fitore. Belgjika avansoi në minutën e 10-të me golin e bukur të Dam Fulon. Pas kësaj shanset e Maqedonisë para portës kundërshtare shtoheshin, mirëpo Mitrovski dhe Ferukovski nuk arritën të barazojnë. Iniciativa dha rezultat në minutën e 24 kur Darko Çurlinov harkon saktë në zonë, ndërsa Elif Elmas me kokë shënon për 1:1.

Deri në fund të pjesës së parë Maqedonia arriti të shënojë edhe një gol në rrjetën e belgëve, mirëpo realizimi i Mitrovskit u anulua për pozitë jashtë loje.
Starti i pjesës së dytë solli lojë dinamike të shpresave të vendit të cilët vazhduan të krijojnë seri shanses. Mundësi të dyfishtë kishte Çurlinov në minutat 47 dhe 51, mirëpo goditjet e tij shkuan mbi portë. Pastaj në minutën e 63-të Elmas provon me goditje për toke, por topi nuk pati forcën e duhur. Pak para fundit Belgjika mbetj me një lojtar më pak, pasi  me karton të kuq doli Verstrate shkaku i një starti të ashpër. Epërsinë numerike e shfrytëzoi Maqedonia në minutën e 87-të kur Çurlinkv fitoi penalti, ndërsa i saktë nga pika e bardhë ishte Jani Atanasov që shënoi për 2:1 dhe sukses historik të Maqedonisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

*

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

VERZIONI DESKTOP