Nëse pranoni trajtim të tillë, meshkujt do ju trajtojnë si leckë

Rrallëherë femrat e kuptojnë se mashkulli është duke e trajtuar pa respekt përderisa është në lidhje, ndërsa më poshtë janë shenjat se është duke ju ndodhur mu kjo gjë, shkruan Femra.

  1. Ju jep grimca ndërsa ju i konsideroni si të mjaftueshme.
  2. Ju lajmëron në momentin e fundit dhe pret nga ju të jeni e lirë dhe e gatshme për të.
  3. Kujdeseni për të dhe siguroheni që ai të jetë i lumtur, ndërsa ai nuk bën asgjë për ju.
  4. E kuptoni se ju brengoseni më tepër sesa ai dhe kjo gjë nuk ju pengon.
  5. I lejoni të kthehet i dehur në 3 pas mesnate pasiqë e di se do kalojë lehtë me ju.
  6. Anulon marrëveshjen në moment të fundit sepse ka një punë më të mençur.
  7. Shiheni vetëm në kohë të përshtatshme për të.
  8. Largohet menjëherë pas seksit.
  9. Asnjëherë nuk kërkon që ta kaloni natën tek vendi i tij.
  10. Mikeshat e juaja dinë gjithçka për të ndërsa ju as që i njihni miqtë e tij.

Si të bëni një mashkull të tillë që të bie në dashuri me ju? Fatkeqësisht, asesi. Nëse një herë ia keni bërë me dije se do të qëndroni pranë tij edhe kur ju trajton si leckë, ai nuk do të ndryshojë sjelljen e tij. Ai mund të ju shërbejë vetëm si mësim se si nuk duhet të duket një lidhje normale.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button