Jordania, Rusia dhe SHBA, marrëveshje për “zonë jokonfliktuale në jug të Sirisë”

 Jordania, Rusia dhe SHBA-të kanë arritur marrëveshje për formimin e zonës jokonfliktuale në jug të Sirisë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas agjencisë zyrtare të lajmeve të Jordanisë PETRA, ministri i Informimit të Jordanisë dhe zëdhënësi i Qeverisë Muhammed el-Mumeni ka njoftuar se zyrtarët nga SHBA, Rusia dhe Jordania janë takuar në kryeqytetin e Jordanisë, Aman, dhe kanë arritur marrëveshje për themelimin e zonës jokonfliktuale në jug të Sirisë.

Ai tha se kjo marrëveshje është një hap për t’i dhënë fund incidenteve të dhunshme në Siri dhe me qëllim të gjetjes së një zgjidhjeje të qëndrueshme politike të krizës.

“Marrëveshja e re mbështet rregullimet e bëra në marrëveshjen e tre shteteve më 7 Korrik, për armëpushim në pikat e kontaktit në jugperëndim të Sirisë”, tha Mumeni.

Takimet e filluara mes këtyre tre shtete në muajin maj, me ndërmjetësimin e Jordanisë, rezultuan me marrëveshjen për mbështetjen e armëpushimit, uljes së tensioneve derisa të risigurohet stabiliteti në vend dhe lejimi i hyrjes së ndihmave humanitare në rajon.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button