Rruga e Arbrit një korridor i rëndësishëm ekonomik në rajon

Ndërtimi i rrugës së Arbërit që lidh Tiranën me Dibrën, synon të krijojë një korridor ekonomik jo vetëm me Maqedoninë, nëpërmjet Dibrës së Madhe por edhe me vendet e rajonit.

Gjatë prezantimit të projektit të propozuar nga kompania “Gjoka Konstruksion sh.a” që do të ndërtojë këtë rrugë, inxhinieria Albana Ahmeti shpjegoi efektet e këtij investimi të rëndësishëm në epërsinë ekonomike dhe sociale që do të japë për Shqipërinë dhe rajonin.

Kjo Rrugë, siç tha ajo,  do të bëhet një korridor lidhës i rëndësishëm i  Lindje-Perëndimit. Kjo është rruga më e shkurtër nga Tirana në Dibër, Tetovë, Shkup e më tej, në Republikën e Maqedonisë e gjithashtu rruga më e shkurtër drejt Bullgarisë e Rumanisë dhe më tej.

Rruga e Arbrit është një ëndërr që bëhet realitet për të gjithë zonën e Dibrës, tha sot kryeministri shqiptar Edi Rama gjatë prezantimit në Dibër të këtij projektit fitues që do  të jetë rruga e parë kombëtare me standarde europiane në Shqipëri që do tē çertifikohet nga BE-ja.

Rama, siç transmeton ATSH,  tha se rruga e Arbrit do të ndjekë rrugën e karvaneve që ka lidhur historikisht Dibrën me Tiranën.

Kjo u shpreh kreu i qeverisë, “është një rrugë shumë më e shkurtër dhe që do të zgjidhë një problem të madh që ka torturuar të gjithë dibranët nga Peshkopia në Klos, në Burrel dhe në Bulqizë”.

Siç theskoi Rama Segmenti i ri i kësaj rruge e bën kufirin me Maqedoninë 75 km nga 160 kilometrat e tanishme.

Sipas tij ky projekt është i rëndësishëm jo vetëm për këtë zonë, por për të gjithë vendin.

Ai shtoi se Dibra me pasuritë e saj ka ndihmuar me zhvillimin e vendit shumë më tepër se sa ka mundur të ndihmojë veten.

“Ne morëm zotimin se rruga e Arbrit nuk do të lidhë vetëm një zonë me një zonë, por do të jetë një burim për investime strategjike për punësimin dhe turizmin që do të sjellë punësim për këtë zonë”, tha ai.

Kryeministri theksoi se, me përfundimin e Rrugës së Arbrit nuk do të kemi vetëm një aks të brendshëm, por dhe një korridor të rëndësishëm ekonomik në rajon.

Ai konfirmoi gjithashtu edhe dakordësimin për të realizuar së shpejti në Pogradec një mbledhje të përbashkët mes Qeverisë së Shqipërisë dhe të Maqedonisë.

Rama tha se në rend të parë të ditës të kësaj mbledhje do të  kompletimi nga pala maqedonase për këtë projekt në pjesën e vet, në mënyrë që përmes Portit të Durrësit edhe Maqedonia të mund të aksesojë sa më shpejt.

Rruga që përdoret sot nga mjetet e transportit nga Tirana për në Dibër të Maqedonisë, kalon nga Qafë Thana drejt Strugës e më tej, me një gjatësi përafërsisht 180 km në total.

Ky projekt do të përmirësojë ndjeshëm kushtet e transportit lokal te njerëzve dhe do të bëhet një galeri kryesore që lidh kryeqytetin e Shqipërisë dhe vendin fqinj Maqedoninë. Për këtë arsye, ky projekt mund të çojë drejt rritjes ekonomike të dy vendeve dhe do të ndikojë në zhvillimin rajonal.

Ky projekt është mbështetur nga autoritetet qeveritare shqiptare në të gjitha nivelet. Punimet për ndërtimin e Rrugës së Arbrit pritet të zgjasin 44 muaj ndërsa distanca mes Tiranës dhe Dibrës pritet të shkurtohet ndjeshëm, në gati 40 minuta.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button