Telekom Austria u bë pronari i vetëm i One.Vip

Telekom Sllovenia për 120 milionë euro ia shiti Telekom Austrisë 45 për qind të aksioneve të tyre në operatorin telekomunikues të Maqedonisë one.Vip, njofton Telekomi slloven.

Me këtë transaksion Telekom Sllovenia tërësisht tërhiqet nga one.Vip, ndërsa Telekom Austria bëhet pronari i vetëm i kompanisë.

Në tetor të vitit 2014 anëtarja e grupacionit Telekom Sllovenia, One Shpknjp Shkup nënshkroi marrëveshje për bashkim me operatorin VIP, anëtar i grupacionit Telekom Austria.

Një vit më vonë Telekom Sllovenia dhe Telekom Austria morën miratimin nga Drejtoria antimonopole e Maqedonisë për bashkimin e One dhe Vip në një kompani. Telekom Sllovenia në këtë moment me marrjen e miratimit u bë pronar i 45 për qind të aksioneve, ndërsa Telekom Austria i 55 për qind të aksioneve nga kompania e re one.Vip.

Kontrata jepte mundësi që në një periudhë prej tre vitesh Telekom Austria t’i ndërmarrë të gjitha aksionet.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button