KJO ËSHTË ASLIAN SNOPÇE

U nisa për Gostivar posa u kumtua fitorja e Taravarit. Desha ta përqafoja mikun dhe të festoja në qytetin e vetëm me dominim shqiptar që e dha provimin e pjekurisë njerëzore dhe vetëdijes qytetare. As Zaev as shejtan nuk ua turbulloi mendjen për të mos e zgjedhur kandidatin superior. Gostivari e fitoi prefektin që e meriton, njëlloj si Tetova, Struga, Saraji, Haraçina…ku pjekuria dhe vetëdija e shumicës u tregua në nivel infantil. I to je to.

Asaj nate busi i orës 21,30 nuk lakoi te Biblioteka universitare, ndoshta shkaku i festimit me plumba në sheshin Skenderbeu. Pastaj kremtova në çarshi me miqtë.

…mbrëmë shkova në Gostivar për tre arsye:

  1. Festivali teatror Othello, edicioni i  parë.
  2. Përqafimi i mbetur peng nga mbrëmja e rrethit të dytë zgjedhor. Por, për neurologun e nivelit të lartë, mjekun e pakorruptuar, njeriun e urtë dhe modest më gjerë në tekst të veçantë.
  3. Në qytetin që dukej festiv dhe kjo nuk është metaforë, shkova t’ia uroj Aslian Snopçes emërimin si përgjegjëse e arsimit në Komunën e Gostivarit. Përzgjedhja e njerëzve të duhur është veprimi ynë kyç që nga privatiteti e deri te presidenti. Prandaj nuk merret nuse dosido (“secili me akranin e vet”), nuk instalohen njerëz pa kompetenca dhe përfundimisht nuk votohen parti, më saktë përfaqësues partiakë dosido, pa pyetur ndërgjegjen dhe zemrën, me kusht që paraprakisht t’u kemi bërë pak hyzmet ndërgjegjes dhe zemrës, e di se kuptohemi.

Kur Asliani erdhi nuse në shtëpinë e tezes, u miqësuam shpejt, për të mos thënë instinktivisht. Falë cilësive të saj njerëzore vazhdova të shkoja bujshëm te tezja njëlloj si atëherë kur matematikanët Halil dhe Ilir Snopçe ishin beqarë. Sa pushime të kaluara atje, sa vikende të gjata të bukura, ndjesi që nuk ka çmim.

Taravari ka përzgjedhur person adekuat për avansimin e arsimit në komunë.

Asliani është profesoreshë e nderuar, e shpërblyer. Nxënësit duhet të të marrin seriozisht dhe njëherit të të kenë mik, më tha njëherë. Ditën e fundit në kolegj, në përcjelljen e përlotur, nxënësit i kishin bërë dhuratë punëdore dhe aty, mes tjerash, edhe kjo “Ai njeri që i bën të lehta gjërat e vështira është vetëm mësuesi”.

…e dini proverbën “nuk mbahen dy kunguj nën një sqetull”. Fjalë koti, e mbetur nga ndonjë dembel. I paafti nuk mban as edhe një, i afti xhonglon me disa topa.

Asliani është nënë e dy fëmijëve të rritur si duhet. Detyrë e prindit është të krijojë anëtarë të dobishëm të shoqërisë, e nëse fëmijët një ditë shërbejnë për model kjo është kulmi.

Shtëpia e madhe e Aslianit shkëlqen si barnatore. Pastruese nuk ka.

Mikëpritja e saj, si me thënë, është kanunore. Kujdesi ndaj familjes së gjerë të Halilit, poashtu.

Dita, sado e ngarkuar, i nis dhe mbaron me namaz. Punë private kjo, megjithatë është një standard shtesë sidomos për njerëz me karrierë.

Po, ajo bën çuda me 24 orëshin e vet.

Do të bëjë edhe në vendin e ri të punës, fuqishëm besoj.

Kurse unë kam qejf ta ndihmoj sa të mundem (kolumna “Leximi dhe të tjerat”).

Të shpagohem për mikëpritjen e saj legjendare.

Ti kontriboj komunës së Arbenit.

Shkrimi është shkruar enkas për Portalb.mk. Të drejtat e publikimit i kanë vetëm ©Portalb.mk dhe autori, sipas marrëveshjes mes tyre.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button