Këtë vit MTV Europe Music Awards, do të jetë i mbushur me artistë shqiptarë

Edhe një ditë na ndanë nga ngjarja e madhe e muzikës në Europë.

MTV Europe Music Awards është një nga spektaklet më të shumëpritura të vitit dhe sivjet shqiptarët duhet ta ndjekin me patjetër dhe kjo për disa arsye .

Së pari këtë vit Mtv  EMA do të moderohet nga këngëtarja kosovare me famë botërore Rita Ora, ndërsa në këtë ceremoni do të jenë të pranishëm edhe tre shqiptarë të tjerë, transemton Bota.al.

Rita Ora, përpos moderimit të kësaj ceremonie që zhvillohet më 12 nëntor në Londër, është e nominuar në të njëjtën kategori me bashkëvendësen e saj Dua Lipa “Best Look”. Ndërsa Dua Lipa, është e nominuar edhe në kategorinë “Best New Artist”.

Rita Ora e Dua Lipa ishin emrat e parë shqiptarë që dolën të jenë të nominuar në MTV EMA Awards, por pas disa ditësh u publikuan edhe emrat e dy këngëtarëve të tjerë e që ishin shqiptarë, Ermal Meta dhe Shkëlzen Kastrati-Xen. Meta do ta përfaqësojë Italinë e Xen Zvicrën.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button