Me një këmbë në pushtet, me tjetrën në opozitë

Politikbërja e partive shqiptaëve në R.M është sui generis gjegjësisht e llojit te vet, sepse i ka tejkaluar rregullat e lojës së demokracisë perëndimore, për vetë faktin se inventiviteti i tyre ka kaluar përtej të mundshmes, që është objekt edhe i definimit të politikës në përgjithësi. Sipas terminologjise politike, per Ne shqiptarët kjo fjalë vertët e vërteton definicionin se politika është ‘art i të mundshmes” dhe fjala Parti politike vërtet i përmbahet definicionit të partisë politike: si një grup individësh qe kanë interes marrjen apo pjesëmarrjen në pushtet (me çdo kusht!). Me këtë kuptim, këta terma politike kanë marre domethënie të specializuar për nevojat tona ballkanike, ku në pergjithësi i përshtasim fjalët e huaja duke u dhënë atyre jo vetëm nuanca artistike por edhe përdorim të specializuar.

Me të vërtetë në politikbërjen e shqiptarëve në përgjithësi, politika është arti i së mundshmës, sepse vetëm në trevat tona është e mundshme që një parti politike të jetë njëkohësisht edhe në pushtet edhe në opozitë. Kjo ndodh edhe në rastet kur një parti politike është formalisht pjesëmarrëse në pushtet në koalicionin qeveritar, siç ka ndodhur tradicionalisht këto dy dekadat e fundit, kur përfaqësuesit e partisë politike shqiptare në mëngjez shkonin në vendet e tyre të punës qofë si pjesëmarrës në vendimmarrjen qeveritare, apo si drejtorë institucionesh në administratën publike dhe shtetërore, ndërsa pasdite luanin rolin e opozitarit të partive aleate në pushtet, por edhe si opozitarë të partive shqiptare që formalisht nuk ishin në pushtet.

Paradite lavdëroheshin me fuqinë e tyre në marrjen pjesë në qeverisje duke i përfaqësuar “denjësisht” këshillat vendore dhe degët e partisë që i ka deleguar, duke luftuar ‘fyt për fyti’ me partnerët tjerë të koalicionit për t’i çuar përpara aspiratat tona kombëtare, ndërsa pasdite luanin rolin e opozitarit duke i kritikuar haptas partitë opozitare shqiptare, nëpërmjet mediave të kontrolluara, se nuk e kryejnë ‘denjësisht’ detyrën e tyre si opozitarë dhe nuk punojnë sa duhet në bërjen e presionit ndaj partisë shqiptare në pushtet për t’i zgjuar ata prej gjumit dhe për t’i thumbuar ata më tepër në shtytjen përpara të proceseve politike në drejtim të realizimit të aspiratave tona kombëtare.

Si rrjedhojë e këtij mentaliteti të mbjellur në mendjet e njerëzve nga analistë të ndryshem proqeveritarë rezultoi se partitë opozitarë e kanë pasur fajin më të madh për dështimet në përfaqësimin e votuesve shqiptarë, vetëm sepse nuk i kanë zgjuar herët të njëjtët të shkonin në punë dhe nuk ua kanë ‘njehësuar’ orët dhe minutat e orarit të punës, dhe pas orarit të punës nuk ua kanë dhënë notën e merituar për punët e pa-bëra. Pikërisht këtu qëndron edhe paradoksi i politikës shqiptare, sepse qytetaret nuk kërkojnë llogari nga përfaqësuesit e zgjedhur në qeveri që janë në fakt të paguar dhe të mandatuar për t’i çuar përpara proceset politike. por kërkojnë llogari nga opozitarët që nuk e kanë ngritur mjaftueshëm zërin e tyre opozitar!

Që të jemi objektiv deri në fund, edhe për faktin pse opozita nuk ka qenë mjaftueshëm aktive duhet kërkuar përgegjësi, edhepse hapësira e tyre e veprimit ka qenë e ngushtuar nga partia në pushtet, e cila pasdite nuk ka bërë punë tjetër përveç se është marrë me anatemimin dhe njollosjen e liderëve të tyre, të udhëhequr me aksiomën politike “përçaj e sundo”, duke i akuzuar ata se kanë lidhje të ‘fshehta’ me partitë maqedonase në pushtet, dhe kanë ndejtur gjithë kohën pasdere në pritje të ftesës së shumëdëshiruar për pjesëmarrje në pushtet, përkundër mungesës së legjitimitet politik, që ky i fundit të mohohet edhe nga ata vetë, me bërjen e koalicionit multietnik gjatë zgjedhjeve të fundit lokale,!

Mund vetëm ta marrim me mend sa shumë mund dhe energji ka harxhuar partia shqiptare në pushtet në drejtim të përçarjes dhe zhbërjes së partive opozitare poashtu shqiptare! Po sikur të kishte harxhuar aq vrull, kohë dhe energji për të për të luftuar fuqishëm me partinë simotër maqedonase në koalicion, në drejtim të realizimit të objektivave të premtuara politike, vallë ku do të ishim Ne sot?

Për faq të keq ky mentalitet i perfaqësimit të interesave politike nacionale nëpërmjet të luftimit të pamëshirshëm të partive opozitare shqiptare, të cilat fajin e tyre të vetëm e kanë pse ekzistojnë dhe sipas definicionit presin rradhë me durim për zënien e vendit të tyre në pushtet, i ka infektuar edhe partitë tjera nacionale, edhe atë në mënyrë edhe më të theksuar dhe më të shprehur formalisht!

Kjo situatë paradoksale ka eskaluar në një shkallë më të lartë të transformitit dhe ka fituar një nuancë artistike më të shprehur në ylberin politik të përfaqësimit tonë nacional. Ky evoluim artistik në skenën politike shqiptare tashmë ka krijuar një situatë edhe më paradoksale, kur tani kemi një parti shqiptare që deklarohet haptas si opozitare, edhepse me kembën tjetër është në qeveri.

Nëse deri dje këte dukuri e kishim të kamufluar dhe diskrete, tani e kemi më të zbuluar dhe më publike, sepse tashmë është bërë ‘modë’ të jesh me një kembë në pushtet dhe me tjetrën në opozitë, dhe këtu s’ka asgjë për t’u ‘turpëruar’, pasi e ka beëre dikush tjetër para  nesh. Në fund edhe Ne do t’u vërsulemi partive tjera opozitare për t’i fajësuar ata për punët tona të pabëra, të realizueshme vetëm me anë të perfaqësimit dhe pjesëmarrjes në pushtet.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button