Libri dhe lapsi, shkaktarë për ngritjen e popujve

Nuhi Bislimi

Nuhi Bislimi

Libri dhe lapsi janë shkaktarët kryesor për ngritjen e popujve. Gjithçka që ndodh në botë nga:shkenca, çlirimi, zbulimet, udhëheqësit, triumfi, meritorë për këtë janë libri dhe lapsi, poashtu gjithçka që ka ndodhur në botë nga: gecja, dështimet, analfabetizmi, prapambetjet, shkaktarë për këtë kanë qenë neglizhimi i librit dhe hedhja e lapsit.

Vetëm duke kaluar nëpërmjet dashurisë për librin dhe afërsisë me lapsin,perendimi arriti që ti zgjeroi hapat e përparimit në botën e shpikjes dhe kreativitetit.Historia na e mëson qartë se ku arritën popujt që shenjtëruan librin,lapsin dhe shkencën,gjithashtu shohim se si janë gjunjëzuar popujt që përbuzën librin dhe lapsin.

Rreth çështjes së ngritjes dhe rrënies së popujve vlen të përmenden arabo-myslimanët,ku kryesisht flasim për arabët sepse nga kulmi i arritjeve shkencore kanë rrënë në një ndër shtetet me përqindjen më të madhe të analfabetizmit, për shkak të lënies pas dore të leximit.

Gjatë zgjerimit të hershëm të territorëve Islame,arabët myslimanë pushtuan Perandorinë Persiane dhe më shumë se gjysmën e Perandorisë Bizantine-Romake dhe themeluan Perandorinë Arabe përmes Lindjes së mesme,Azisë qëndrore dhe Afrikës Veriore përcjellë nga zgjerimet tjera përmes Pakistanit,Italisë Jugore dhe Gadishullit Iberian.Perandoria Arabe asokohe trashëgoi diturinë dhe aftësitë e Greqisë Antike,Persisë Antike si dhe Indisë dhe këto dituri i zhvilloi dhe i zgjeroi më tej gjatë gjithë ‘Viteve të Arta Islame’ mes shekujve VIII dhe XV.Studiuesit arabo-myslimanë dituritë e gjetura në territoretnë të cilat shtrihej Perandoria Arabe i zgjeruan dhe i zhvilluan më tej në një shkallë shumë të lartë shkencore,si dhe bënë zbulime që ndryshuan botën.

Kur arabët braktisën librin,lapsin dhe shkencën ata filluan gjunjëzimin para botës dhe arritën në këtë gjendje ku arabët e sotëm nuk janë përgjegjës për asnjë lloj prodhimi që i shërben njerëzimit.Nënçmimi dhe përbuzja e diturisë e solli në këtë gjendjë Perandorinë që sundonte botën.

Perëndimi arriti kulmin e shkencave dhe teknologjisë duke iu perkushtuar punës,librit dhe lapsit.Perëndimi e vlerësoj librin dhe lapsin në maksimum.Pra popujt që i japin rëndësi librit dhe lapsit,ato popuj janë të bekuar dhe sundojnë gjithandej.

Kush e posedon diturinë,posedon armën më të fuqishme që ka njohur ndonjëherë njerëzimi.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

*

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

VERZIONI DESKTOP