Musliu optimist para miqësores me Norvegjinë

Përfaqësuesja A e Maqedonisë përfundoi përgatitjet për fund triumfues të vitit 2017 ku ka pësuar vetëm një humbje nga Spanja, me një seri prej katër ndeshjeve pa disfatë.

Fitoren e parë në duelet mes veti përballë Norvegjisë Maqedonia e kërkon sonte në orën 18:30 në stadiumin “Filipi i Dytë” në Shkup.

Reprezentuesi Visar Musliu thotë se forma dhe atmosfera pozitive në seancat stërvitore duhet të bartet në teren kundër rivalit të papërshtatshëm.

“Përgatitjet kanë kaluar në atmosferë të mirë, gjithë janë pozitiv dhe duam sukses të ri. Duhet të imponojmë stilin tonë të lojës. Të jemi të pozicionuar në vendin e duhur, të mbulojmë atje ku duhet dhe sigurisht, të kërkojmë të sulmojmë. Shumë janë ata që flasin për rezultatet tona këtë vit dhe vërtet na vjen mirë për këtë. Do të mundohemi sërish të kënaqim opinionin”, deklaroi Visar Musliu. /Portalb.mk/

Leave a Reply

Your email address will not be published.

*

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

VERZIONI DESKTOP