Mickoski: Kryetari i ri i VMRO-DPMNE-së, duhet të jetë i pranueshëm për bashkësinë ndërkombëtare

Nëse Nikolla Gruevski  jep dorëheqje, kryetari i ri i VMRO-DPMNE-së, duhet t’i plotësojë dre kritere, gjegjësisht kushte – të jetë i pranueshëm për bazën partiake, të ketë perceptim për të në opinion dhe të jetë i pranueshëm për bashkësinë ndërkombëtare, thotë sekretari gjeneral i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, njofton Portalb.mk.

Në pyetjen e “Faktor” që nëse Nikolla Gruevski nuk jep dorëheqje, ai thotë se mendimi i tij personal është që Gruevski duhet të japë dorëheqje.

“Të presim se çfarë do të tregojë analiza si përfundim dhe ndaj bazës së konluzioneve do të tërheqim përgjigje”, tha Mickoski.

Ai nuk dha përgjigje konkrete për ambiciet që ai të vijë në vendin e liderit, por përsëriti se nëse Nikolla Gruevski vendos të japë dorëheqje ose analiza tregon se duhet të largohet nga partia, kryetari i ri duhet t’i përmbush të gjitha kushtet.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button