Wladimir Klitschko zbardh mesazhin që kishte përgatitur për ri-ballafaqimin me Anthony Joshuan

Wladimir Klitschko ka pohuar se ishte shumë afër të ri-ballafaqimit me Anthony Joshuan për peshat e rënda në kategoritë IBF, WBA dhe WBO.

Ukrainasi e kishte deklaratën e gatshme, por vendosi të tërhiqej pasi që ishte lufta më emocionuese përgjatë karrierës 25-vjeçare, transmeton Telegrafi.

“Unë e dua boksin, i dua tifozët, sfidat dhe mundësitë e shumta që të jep jeta. Klitschko vs. Joshua 2. Do të shoh në ringun e boksit”, ishte mesazhi që kishte përgatitur Klitschko me rastin e ri-ndeshjes me Joshuan.

Klitschko merr një goditje të fortë nga Joshua

Klitschko thotë se ishte e vështirë marrja e një vendimi për të dalë në pension, gjë që e bëri dhe tani ndihet i lumtur.

Duke folur për “IB Times”, Klitschko tha “Ishte vendimi më i vështirë, por unë jam i lumtur. Ju nuk mund ta dini në ato momente, por më pas e shihni se keni marrë vendimin e duhur”.

Megjithatë, 41-vjeçari thotë se u befasua se edhe pse u largua nga bota e boksit, vlera e tij u rritën në botën e sportit.

“Unë bëra ndoshta një gjë të palogjikshme, por unë u largova me vetëdëshirë dhe jo me kërkesën e të tjerëve. E çuditshme është se aksionet e mia u rritën dhe u befasova me këtë fakt”, tha ukrainasi.

Pas takimit, ukrainasi dhe britaniku mbetet miq të mirë

Joshua dhe Klitschko u përfshinë në një prej ndeshjeve më emocionuese të 25 vjetëve të fundit, ku britaniku triumfoi pas një “knock-out” teknik në raundin e 11 para 90 mijë tifozëve në Wembley në Londrës.

“Unë dëshiroj që Joshua të fitojë në çdo luftë, sepse sa më shumë që fiton ai, aq më shumë unë shkëlqej. Thjesht, dua të jem krenar për atë”, tha Klitschko, ku shtoi “Unë mendoj se Joshua ka lindur atë natë dhe luftoi sërish. Ai ishte me të vërtetë është boksier sfidues”.

Ndryshe, Joshua ditë më parë ka triumfuar kundër Carlos Takamit ndërsa sipas promotorit të njohur të boksit, Eddie Hear, ballafaqimi mes Anthonyt dhe Deontay Wilder do të ndodh në vitin 2018. /Telegrafi/

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button