Këto janë palltot që do t’i shikoni gjithandej këtë dimër, koha për t’i pasur në gardërobë (FOTO)

Është sezoni i palltove dhe tani është koha për të parë cilat janë trendet që do të dominojnë stinën e ftohtë. Dimri thuajse ka trokitur dhe zgjedhja më e mirë që mund të bësh për ta përballuar të ftohtin janë këto materiale stili, me ngjyra të guximshme, por edhe shumë të ngrohta njëkohësisht, transmeton Class.

1. Gjithçka është propozuar muajt e fundit nga pasarelat dhe emrat më në zë të stilistëve kudo në botë, janë ato që quhen pallto ‘boucle’ – një prej stileve më të preferuar për shkak se është i përshtatshëm për çdo lloj trupi.

Me të gjitha modelet, ngjyrat, gjatësitë, oversize, këtë tendencë do ta shihni në çdo vitrinë, ndaj konsiderojeni si propozimin e stinës. Më poshtë keni disa propozime që do t’ju bindin të filloni kërkimin sa më parë.

2. Por dimri nuk mbetet me kaq. Puffy është një zgjedhje që nuk njeh kohë, mjaft popullore dhe e sigurt, kështu që edhe nëse vendosni një xhup të tillë, faktori ‘uauu’ nuk fo të mungojë as këtu.

3. Një variant tjetër i sigurt: Është pink, është velvet, është Puffer Bomber.

4. Një pallto klasike camel është gjithmonë në gardërobë. Është edhe këtë dimër.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

*

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

VERZIONI DESKTOP