Gaber – Damjanovska: Neni 11 nuk ekziston, Invanov nuk mund të abolojë (VIDEO)

Në intervistë për “360 shkallë”, ish gjykatësja e Gjykatës Kushtetuese, Natasha Gaber – Damjanovska ka folur për abolimin e presidentit, Gjorge Ivanov gjatë vitit të kaluar dhe nenin 11 të ligjit për abolim në të cilin ai është thirrur, njofton Portalb.mk.

“Teksti bazë i ligjit është votuar në vitin 1993 dhe atje e ka atë nen në të cilin janë thirrur dy presidentë, Boris Trajkovski dhe Branko Cërvenkovski, kështu që në vitin 2009 janë miratuar ndryshime me të cilin është fshirë neni, ndërkaq janë shtuar edhe 4 vepra penale të cilat nuk munden të jenë lëndë e abolimit. Më pas me iniciativë të një avokati nga ohri është kërkuar shfuqizimi i të gjitha ndryshimeve dhe plotësimeve nga viti 2009. Ajo u bë nga Gjykata Kushtetuese, pas së cilës besohej se nëse shfuqizohen të gjitha ndryshimet dhe plotësimet, do të kthehet në gjendjen paraprake, nga 1993, në të cilin neni ka ekzistuar. Por, ajo nuk mundet të jetë ashtu, Gjykata Kushtetuese tanimë ka disa shembuj në praktikën e saj, në të cilën në mënyrë eksplicite tregon se nëse një dispozitë njëherë fshihet, nuk mundet që të Kthehet në Gjykatën Kushtetuese, por atë mund ta bëjë vetëm Kuvendi”, tha Gaber Damjanovska.

Në pyetjen nëse Ivanov tani për një moment vendos që të abolojë dikë dhe të thirret në nenin 11 nga ligji për abolim, ça më pas, Damjanovska tha se “thirret kot, pasi që ajo është dispozitë jo-ekzistuese”.

Emisionin e plotë mund ta ndiqni më poshtë:

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button