Një buxhet, dy konferenca për shtyp

Sot na u prezantua buxheti i shtetit për vitin 2018. Dhe nuk do të ishte asgjë për çudi përveç kureshtjes se si ndahet kulaçi qeveritarë për tu komentuar dhe kritikuar pastaj nga kritikët apo opinioni më i gjerë. Por, ajo që ra në sy ishte se prezantimi i buxhetit u bë ndaras nga partnerët e koalicionit. Kryeministri Zoran Zaev bashkë me ministrin e financave prezantuan buxhetin dhe e arsyetuan të njëjtin.

Pak më vonë po për të njëjtin buxhet, pres konferencë mbajti zëvendës kryeministri Hazbi Lika bashkë me ministrat dhe zëvendësministrat shqiptarë. Edhe ata e prezantuan buxhetin e shtetit sipas mënyrës së tyre.

Pra, buxheti i një shteti u prezantua ndaras, njëherë nga kryeministri me njerëzit e tij e pastaj zëvendës kryeministri shqiptar me njerëzit e tij.

A nuk është kjo indikativë se diçka nuk është në rregull?!

A nuk tregon kjo se partnerët e koalicionit nuk kanë forcë të prezantohen bashkërisht?!

Paraqitja ndaras në opinion dhe prezantimi i buxhetit nga kryeministri  e pastaj nga zëvendës kryeministri  veç e veç, padyshim reflekton ndasi dhe mospërputhshmëri ndërmjet partnerëve të koalicionit, pavarësisht se e arsyetojnë apo lëvdohen me buxhetin. Kjo mënyrë e prezantimit flet qartë se partnerët e koalicionit durohen me forcat e fundit dhe kjo forcë që i mban bashkë nuk jep shpresë për qëndrueshmëri të gjatë.

Sikur të ishte vërtet i fortë dhe koheziv koalicioni i tanishëm qeveritar, ajo që pritej të paktën nga opinioni më i gjerë ishte që kryeministri Zaev dhe zëvendës kryeministrat e qeverisë së tij së bashku me ministrat të prezantojnë buxhetin e shtetit për vitin kalendarik 2018.

Kjo nuk ndodhi. Kjo tregon se qeveria Zaev është “dashuri zori”  dhe i ngjanë një “veture” që drejtohet  nga dy vozitës që synoj në kahe të kundërta.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button