Italia kërkon të thyejë ‘tersin’ në Suedi (FOTO)

Hera e fundit kur përfaqësuesja italiane e futbollit nuk ka marrë pjesë në fazën finale të një kampionati botëror është regjistruar në Suedi 1958, ndërsa rasti i fundit kur “të kaltrit” kanë dështuar për të qenë pjesë e fazës finale të një kampionati evropian është sërish në Suedi, më 1992-shin, njofton Supersport.al.

Në të dy rastet pra mungesa e Italisë përkon me aktivitete tepër të rëndësishme, të organizuara nga vendi skandinav, megjithatë si për ironi të fatit, 4 herë kampionët e rruzullit do t’i luajnë shanset e tyre për botërorin e ardhshëm ‘Rusi 2018’, pikërisht ndaj Suedisë.

Trajneri Gian Piero Ventura i ka besuar dyshes sulmuese Immobile-Belotti, me shpresën e madhe te forma e mirë e sulmuesit lacial, për të thyer ‘tersin’ Suedi, ndërsa në mbrojtje ka konfirmuar BBC-në e famshme. Nga ana tjetër, trajneri suedez nuk i ndryshon asgjë formacionit dhe skemës së tij të zakonshme.

23316295_1948325151850027_1024450244473678965_n

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button