Qeverisë së Kosovës do t’i shtohet edhe një zv/kryeministër? Kjo është përgjigja e tyre

Sot është raportuar se Qeverisë së Kosovës së shpejti do t’i shtohet edhe një zëvendëskryeministër, njofton Periskopi.

Madje  burime të Gazetës Metro bëjnë të ditur që në ditët në vazhdim, një pozitë të zëvendësit të Haradinajt do ta marrë edhe Ukë Berisha, kryetar i Partisë Shqiptare Demokristiane të Kosovës.

 Por në qeveri ende nuk janë në dijeni për këtë gjë.

Periskopi ka kontaktuar shefin e zyrës së Informimit në  Qeveri, Halil Matoshin i cili tha se ende nuk është në dijeni lidhur me këtë gjë.

‘Jo unë nuk jam në dijeni për këtë. Por mund t’ua konfirmojmë nesër. Kryeministri Haradinaj dhe ne punojmë edhe nesër’, ishte përgjigja e Matoshit për Periskopin.

Sipas burimeve të Metros, kjo lëvizje e Kryeministrit Haradinaj lidhet me balotazhin e zgjedhjeve lokale në komunën e Gjakovës, ku kandidati i AAK’së, Ardian Gjini, do të përballet me Mimoza Kusari-Lilën e Alternativës.

Emërimi i Ukë Berishës si zëvendës i Haradinajt do t’ia siguronte AAK’së votat e demokristianëve në Gjakovë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button