Shekerinska në Bruksel u takua me përfaqësues të lartë të NATO-s

Proceset aktuale në Republikën e Maqedonisë, implementimi i Planit 3-6-9 të Qeverisë, me fokus në reformat në gjyqësi, në shërbimet e sigurisë dhe zbulimit, liria e mediave dhe transparenca, si dhe proceset reformuese në mbrojtje, ishin temat për të cilat sot në Bruksel bisedoi ministrja e Mbrojtjes Radmilla Shekerinska në Shtabin e NATO-s në takime me përfaqësues të lartë të Aleancës.

Ajo kishte takime të ndara me ndihmë-sekretarin e përgjithshëm të Aleancës për çështje politike dhe politikë të sigurisë, Alehandro Alvargonzalez dhe ndihmës-sekretarin e përgjithshëm të NATO-s për politikë të mbrojtjes dhe planifikim, Hajnrih Braus.

Të dy bashkëbiseduesit, siç njoftoi Ministria e Mbrojtjes, kanë dërguar mbështetje të fuqishme për Qeverinë e orientuar reformuese të Republikës së Maqedonisë dhe përpjekjet e saj për përmbushje të kritereve të nevojshme në proceset integruese euro-atlantike.

Takimet u realizuan në margjinat e takimit të ministrave të mbrojtjes të vendeve anëtare të NATO-s dhe vendet pjesëmarrëse në misionin “Mbështetje vendimtare”, e cila u mbajt dje.

Në këtë takim, ministrja Shekerinska i theksoi qëllimet strategjike të Maqedonisë për anëtarësim në NATO dhe paralajmëroi dinamikë të përforcuar dhe reforma drejt përmbushjes së kritereve dhe standardeve të NATO-s, si dhe kontribut të rritur të Republikës së Maqedonisë në operacionet e NATO-s.

Shekerinska në Bruksel u takua me përfaqësues të lartë të NATO-s

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button