Carovska në Tiranë: Inkluzioni i romëve kërkon mundësi për avancim të buxhetit

Inkluzioni i romëve është detyrë shtesë për shoqërinë e Maqedonisë dhe për këtë qëllim duhet të ketë hapësirë për avancimin e planifikimit buxhetor, deklaroi sot në Tiranë, ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Milla Carovska.

Ajo këtë e theksoi në[ fjalimin e konferencës rajonale për plotësimin e mungesave buxhetore në politikat për integrimin e romëve, të cilën e organizoi Ekipi aksional i projektit “Integrimi i romëve 2020”, i Këshillit për bashkëpunim rajonal dhe Ministria shqiptare e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, e cila filloi sot në Tiranë.

“Përballemi me sfida të mëdha dhe përpjekje që prioritetet tona t’i ndërlidhim me praktikën. Strehimi banesor është problemi më i madh në ekonominë tonë dhe buxhetin për këto qëllime duhet të rritet dyfish. Ministria në vitin 2018 do të punojë me Bankën botërore në reforma të sistemit për mbrojte sociale, për shkak të sistemimit më të mirë të mjeteve, me qëllim të zvogëlimit të varfërisë jo vetëm me pakicat, por edhe  për të gjithë qytetarët tjerë”, të cilët përballen me këtë problem”, tha Carovska.

Sipas Barometrit ballkanik, 16 afaristë udhëheqës nga Evropa Juglindore nuk do të punësonin romë, pa marrë parasysh përgatitjen e tyre profesionale, ndërsa 19 për qind nuk janë të sigurt.

Pothuajse 55 për qind e punëdhënësve konsiderojnë se punësimi i romëve do të ndikonte negativisht në shitjen e mallrave dhe shërbimeve dhe në atmosferën e punës në kompani.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale të Shqipërisë, Ortega Manastirliu thksoi se është koha për integrim të plotë të romëve dhe egjiptianëve në shoqëri.

Shtoi se në këtë pikëpamje ekziston plan nacional aksional me aktivitete konkrete në shërbim të integrimit, të cilët janë në mënyrë të veçantë të orientuar drejt përkujdesjes së strehimit dhe punësimit. Përmendi se 55 për qind e këtyre masave janë të financuar nga buxheti, ndërsa 45 nga donatorë.

Nga përfaqësuesit dhe qeveritë në rajon pritet që të vërtetohen dhe ndërlidhen në nivel bilateral ose rajonal, duke u përgjigjur në mundësitë për financim të masave dhe programeve, të cilat nuk munden tërësisht të financohen nga buxhetet nacionale.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button