Në shtator është rritur numri i turistëve për 23,9 përqind

Maqedonia në shtator të këtij viti ka pasur 104.120 turistë, me 242.719 bujtje, që në krahasim me shtatorin e vitit të kaluar, paraqet një rritje prej 23,9 për qind ose për 23,1 për qind, publikoi sot Enti Shtetëror i Statistikës.

Në shtator të këtij viti në krahasim me shtatorin e vitit të kaluar ka pasur 29,1 për qind më shumë turistë të huaj, me 22,8 për qind më shumë bujtje, ndërsa për 10 për qind më shumë turistë vendas, të cilët shënojnë më shumë  bujtje për 23,8 për qind.

Në periudhën janar-shtator, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, numri i turistëve është rritur për 16,7 për qind, me ç’rast te turistët vendas ka rritje  për 6,9 për qind, ndërsa tek turistët e huaj për 23,7 për qind. Në nëntë muajt e parë të vitit kishte 12,4 për qind më shumë bujtje, me rritje prej 5,3 për qind te turistët vendas dhe 22,6 për qind te turistët e huaj.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button