Hetimi ndërkombëtar për rastin “Kumanova”, ja çfarë thotë Zaev

“Qeveria e Maqedonisë po i shqyrton mundësitë se si do të bëhet hetimi ndërkombëtar për rastin e “Kumanovës“, i cili është pjesë e programit qeveritar. Këtë e tha sot në konferencë për shtyp, kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev, gjatë prezantimit të propozim – buxhetit për vititn 2018, njofton Portalb.mk.

“Po i shqyrtojmë mundësitë se si do të ishte e mundur që të bëhet ai hetim në rastin Kumanova. Është e shkruar edhe në programin qeveritar se për të gjitha vendimet gjyqësore të cilat janë në interes të qytetarëve të mos ketë dilema, paqartësi dhe reagime. Besoj se do të gjejmë mënyra me faktorin ndërkombëtar me qëllim që të bëhet hetim ndërkombëtar për rastin “Kumanova”, tha Zaev.

Për rastin “Kumanova” po kërkohet hetim ndërkombëtarë pasi që pala mbrojtëse, ekspertët juridik, ekspontetët politik, por edhe opinioni dyshon se ky rast është i montuar politikisht nga strukturat e shërbimeve sekrete të Maqedonisë, të cilët kanë operuar gjatë periudhës kur ka  qenë në pushtet VMRO-DPMNE.

hetim ndërkombëtar është kërkuar edhe nga Bashkimi Demokratik për IntegrimAleanca për Shqiptarët, është paralajmëruar edhe Ministria e Punëve të Brendshme dhe presidenti dhe kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi dhe Ramush Haradinaj. Më herët ka pasur kërkesë të ngjashme edhe nga ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Ditmir Bushatikryetari i Këshillit për Mbrojtjen e Lirive dhe të Drejtave të Njeriut, në Prishtinë, Behxhet Shalakryeministri i Shqipërisë Edi Rama, presidenti slloven Borut Pahor, thirrje të tilla ka pasur edhe nga eurodeputetët, zyra e të Drejtave të Njeriut në OKB, Kosovë, Shqipëri, figura të tjera politike dhe ekspertëve për çështjet e brendshme.

Siç shrkuajti paraprakisht Portalb në lidhje me këtë çështje, për një hetim të këtillë do të duhen shumë ekspertë, kohë si dhe ende më shumë, vullnet politik dhe etje për të vërtetën.

Ndryshe, vitin e kaluar në “Lagjen e Trimave” në Kumanovë, një grup i armatosur është përleshur me forcat e sigurisë të Maqedonisë. Nga rasti në fjalë, u vranë 8 policë nga njësitet speciale dhe nga njësitet e veçanta të MPB-së, ndërkaq 4 të tjerë u plagosën. Ndërkaq, humbën jetën edhe 10 pjesëtar të grupit të armatosur.

Epilogu gjyqësor për këtë rast nga 39 personat e akuzuar të grupit, vetëm 4 janë liruar nga akuza në mungesë të provave, 27 persona dënuar me gjithsej 746 vjet burg, ndërkaq 8 të tjerë me dënim të përjashtëm.

3 thoughts on “Hetimi ndërkombëtar për rastin “Kumanova”, ja çfarë thotë Zaev

Leave a Reply

Your email address will not be published.

*

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

VERZIONI DESKTOP