Pezullohen protestat në “Feni”

Protestat dyditore  të punëtorëve të “Feni industri” për shkak të procedurës së ngritur falimentuese, sot është vendosur në pezullim. Pritet oferta e investuesit bullgar dhe qëndrimi i bankave kreditore, informoi për MIA-n Gjore Palitov, kryetar i Organizatës sindikale.

“Jemi në pritje. Për të hënën është caktuar seancë gjyqësore në lidhje me kërkesën për falimentim nga ana e bankave kreditore. Atëherë do të dihet nëse dhe çfarë oferte do të dorëzojë deri te bankat investuesi i interesuar bullgar dhe çfarë do të jetë qëndrimi i kreditorëve”, theksoi Palitov.

Madje më vonë, tha, punëtorët do të vendosin çka më tej, nëse do të protestojnë sërish apo jo.

LEXO: Ngritet padi penale kundër udhëheqësisë së Feni Industri për vepra penale “bashkëpunim kriminel”

LEXO: Hapet procedurë falimentuese për “Feni Industri”

LEXO: Bankat kreditore kërkojnë falimentim për ristrukturuim të Fenit

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button