Brad Pitt në një lidhje me aktoren që i ngjan Angelina Jolie? Tani e mësuam të vërtetën

Zoti e bekoftë Andy Cohen dhe “Watch What Happens Live” pasi ku tjetër ne do të merrnim përgjigje për disa nga thashethemet që fliten për VIP-at?

Legjenda e TV është i njohur për pyetjet që u bën të ftuarve, që nuk guxon t’ua bëjë askush tjetër, dhe këtu ne mësuam më në fund për lidhjen e mundshme të Kate Hudson dhe Brad Pitt. Përgjigjja? Nuk e dimë sa mund t’ju gëzojë, por jo, ata nuk janë të lidhur. Aktorët kanë katër vite që nuk janë takuar bashkë dhe është e pamundur që të kenë nisur një lidhje, transmeton Revista Class.


Të paktën kështu na rrëfeu vetë aktorja gjatë intervistës me Andy Cohen.

“Ishte thashethemi më i çditshëm që kisha dëgjuar. Për më tepër nuk e kam parë Bradin prej katër vitesh”, ka sqaruar aktorja.

U duk si një dritë jeshile për Brad, i cili duhet se nuk e ka përjetuar aspak mirë ndarjen nga Angelina Jolie, por fatkeqësisht u gëzuam para kohe. Fansat ishin shumë të lumtur që Hudson të ishte partnerja e re e Brad, pasi kishin vërejtur një ngjashmëri me Jolie, por lidhja e tyre është mëse e pamundur pasi 38-vjeçarja aktualisht është në lidhje me muzikantin Fujiwaka.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

*

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

VERZIONI DESKTOP