MASH shpalli konkurs për ndarjen e gjithsej 2.890 bursa për studentë

Ministria e Arsimit dhe Shkencës për vitin akademik 2017/2018 do të ndajë gjithsej 2.890 bursa për studentët e rregullt të regjistruar në studimet universitare nga cikli i parë i universiteteve publike dhe private dhe institucionet për arsim të lartë.

Sipas Konkursit, të cilin MASH e publikoi sot, do të ndahen 1.500 bursa për studentë nga kategoritë sociale, si dhe 630 bursa (590 bursa për studentët e regjistruar në studimet universitare nga cikli i parë në universitetet publike dhe institucionet e arsimit të lartë dhe 40 bursa për studentë të regjistruar në studimet universitare, nga cikli i parë në universitetet private dhe institucionet për arsim të lartë), për studentët të cilët kanë arritur sukses jashtëzakonisht të lartë në mësim. Për studentët e regjistruar në fakultetet teknike dhe shkencat mjekësore të cilët kanë arritur sukses mesatar nga viti i parë studimor nga regjistrimi vijues prej të paktën 8,50, ndërsa për studentët e fakulteteve nga artet shoqërore dhe në fakultetet nga artet të kenë të arritur të paktën 9,00 sukses mesatar nga viti i parë deri në vitin vijues i regjistruar studimor.

Për studentët e regjistruar në programin studimor për informatikë do të ndahen 125 bursa, nga të cilët 105 bursa për  studentë të regjistruar në studimet universitare nga cikli i parë në universitetet publike dhe në institucionet e arsimit të lartë dhe 20 bursa për studentë të regjistruar në studimet universitare nga cikli i parë në universitetet private dhe institucionet për arsim të lartë.

Pesëqind e pesëdhjetë bursa janë siguruar për studentë të regjistruar në programet studentore nga fushat e shkencave matematiko-natyrore, teknike-teknologjike, shkencat bioteknike ose mjekësore dhe të cilët kanë arritur sukses mesatar nga viti i parë deri në vitin vijues të regjistruar studimor me sukses të arritur 7.00 mesatar, ndërsa 105 bursa do të ndahen për studentë, të regjistruar në studimet universitare nga cikli i parë në universitetet private dhe institucionet për arsim të lartë, të cilët kanë arritur sukses mesatar nga viti studimor deri te viti vijues i regjistruar studimor të paktën 7:00 sukses mesatar, ndërsa janë regjistruar në programet studimore për kimi, fizikë dhe matematikë.

Vlera e bursës për grupin e parë – bursa për studentë nga kategoritë sociale arrin 3.300 denarë, në muaj, për nëntë muaj gjatë vitit studimor.

Vlera e bursës për grupin e dytë – bursa për studentë të cilët kanë arritur sukses jashtëzakonisht të lartë në mësim dhe të cilët kanë arritur sukses mesatar nga viti i parë deri në viti vijues të regjistruar studimor në fakultetet teknike dhe shkencat mjekësore të paktën 8,50, ndërsa për studentët e fakulteteve nga shkencat shoqërore dhe të fakulteteve nga shkencat e artit të kenë të arritur të paktën 9.00 suksesin mesatar arrin 4.400 denarë në muaj, për nëntë muaj gjatë vitit studimor.

Vlera e bursës për grupin e dytë – bursa për studentë të cilët kanë arritur sukses jashtëzakonisht të lartë në mësim prej të paktën 9.00 në programet studentore për informatikë arrin 6.050 denarë në muaj për nëntë muaj gjatë vitit studimor. Vlera e bursës për grupin e tretë – bursa për studentë të regjistruar në programet studentore nga fushat e shkencës matematiko-natyrore, teknike-teknologjike, bioteknike dhe shkencat mjekësore arrin 3.300 denarë në muaj, për nëntë muaj gjatë vitit studimor.

Vlera e bursës për grupin e tretë – bursa për studentë të regjistruar në programin studentor për kimi, fizikë dhe matematikë arrin 18.000 denarë në muaj, për nëntë muaj gjatë vitit studimor.

Studenti, i cili ka konkurruar për dy ose më shumë grupe të bursave dhe i ka plotësuar kushtet për marrje, i ndahet bursë sipas prioritetit të cilin e ka bërë në listën evidentuese.

Studentët të cilët paraqiten në konkurs duhet të plotësojnë fletëparaqitje elektronike të vendosur në internet portalin http://konkursi.mon.gov.mk, duke filluar prej sot (10 nëntor) përfundimisht me 20 nëntorin e vitit 2017. 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button