Klubi i Diplomatëve: Aeroporti i Shkupit të emërtohet me emrin e ish-kryetarit, Kiro Gligorov

Klubi i Diplomatëve të Shkupit jep mbështetje që Aeroporti i Shkupit ta bart ermin e ish-kryetarit të Maqedonisë, Kiro Gligorov, njofton Portalb.mk.

“Theksojmë se nga Aerodromi i Shkupit filluan dhe në të mbaruan “të ardhurat” e numëruara të Gligorovit në botë, udhëtimet e tij përkushtuar paqes dhe shoqërisë, dhe për etapën ndërkombëtare të shtetit maqedonas. Me praninë e tij, për herë të parë në praktikë janë vendosur manifestime protokollare: si valëvitja e flamurit maqedonas, intonimi i himnit, stacionimi i gardës së nderit, me të cilët Republika e Maqedonisë u paraqit në botë si shtet i pavarur. Nga ky aeroport fluturuan edhe aeroplanët e para me shenjat e shtetit maqedonas”, thuhet në kumtesën e Bordit ekzekutiv të Klubit të Diplomatëve.

Me emërimi i Aeroportit të Shkupit me emrin e Gligorovit, në mënyrë më të qasshme do të materializohet vlerësimi për rolin e madh në procesin e krijimit të Maqedonisë si shtet bashkëkohor, konsiderojnë nga Klubi i diplomatëve.

Bardi ekzekutiv i Klubit të Diplomatëve gjithashtu përkrah edhe iniciativën e Lidhjes Filatelike të Maqedonisë për nxjerrjen e pullës postale me rastin e 100 vjetorit të lindjes së kryetarit Kiro Gligorov.

Nga Klubi i Diplomatëve rikujtojnë se këtë vit shënohet edhe jubileu i 100-vjetorit të lindjes së kryetarit të parë të Republikës së Maqedonisë, Kiro Glogorov.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button