Çmimet Kult 2017, ja kush janë të nominuarit

Më 14 nëntor të 2017-s, në Tiranë, Akademia Kult do të sjellë edicionin e 13-të të ndarjes së çmimeve në sferën e kulturës, njofton Portalb.mk.

Nominimet përfshijnë krijues dhe interpretues, shkrimtarë dhe përkthyes, regjisorë dhe aktorë, këngëtarë dhe muzikantë, balerinë dhe instrumentistë, artistë pamor, gazetarë dhe figura të ekranit do të përshkojnë tapetin e kuq të Çmimeve Kult e që në total përfshinë 60 artistë.

10 artistë do të mund të shpërblehen me ‘çmimin e madh’, dy artistë me ‘çmimin special’ dhe dy artistë me ‘çmimi nderi’.

Mbrëmja gala e cila do të mbahet në Sallën e Eventeve pranë Katedrales Ortodokse fillon në orën 20:15.

Kjo Akademi tashmë ka publikuar edhe të nominuarit e artistëve shqiptarë në kategoritë e caktuara.

Në kategorinë ‘Libri artistik i vitit’ apo çmimi ‘shkrimtari i vitit’ janë nominuar: Artan Fuga me veprën “Murg”, Romeo Çollaku me veprën “Mjaltë në teh”, Thanas Medi me veprën “Kohë e djegur”, Virgjil Muçi me veprën “Mëkati fillestar”, Zija Çela me veprën “Princi i buzëqeshjes” dhe Rudi Erebara me veprën “Epika e yjeve të mëngjesit”.

Në kategorinë ‘Përkthimi i viti’ janë nominuar: Bajram Karabolli me veprën “Mbi heronjtë dhe varret” të shkrimtarit Ernesto Sabato, Bashkim Shehu me veprën “2666” të autorit Roberto Bolanjo, Ben Andoni me veprën “Vepra” të shkrimtarit Vasko Popa, Edmon Tupja me veprën “Shkuma e ditëve” të autorit Boris Vian, Saverina Pasho me veprën “Harta dhe territori” të autorit Michel Houellebecq dhe Alina Karaulli me veprën “Turpi” të shkrimtarit Salman Rushdie.

Në kategorinë ‘Intepretuesi lirik’ janë nominuar: Armando Likaj me Papageno në “Flauti magjik”,Eva Golemi me Violeta në “Traviata”, Klodian Kaçani me Tamino në “Flauti magjik”, Ulpiana Aliaj me Pamina në “Flauti magjik”, Vikena Kamenica me Romeo në “I capuleti e i montecchi” dhe Ylber Gjini me Rigoleto në “Rigoleto”.

Në kategorinë ‘Instrumentisti i vitit’ janë nominuar: Jonela Golemi me Flaut në “Ngjyra Shqiptare”, Jonian Kadeshi me Violinë në “Koncert për violinë solo”, Merita Rexha me piano në “Koncert nr.5”, Suela Piciri me Dubel koncert për violinë në “Viole che orkester bruch”, Astrit Selita dhe Joel Blido me Violonçelë në “Dubel koncert nr.3” dhe Klejda Tare me Piano në “Andante spianato opus 22”.

Në kategorinë ‘Balerini i vitit’ janë nominuar: Adela Muçollari me “Arrëthyesi”, Dion Gjinika me “Monger”, Ervis Nallbani me “Arrëthyesi”, Isida Mollaymeri me “Arrëthyesi”, Ledia Sulaj “Arrëthyesi” dhe Rovena Shqevi me “Monger”.

Në kategorinë ‘Kënga e vitit’  janë nominuar: Alban Skenderaj me “Unë dhe ti”, Arilena Ara me “Nëntori”, Franc Koruni me “I shkreti mbret”, Lindita Halimi me “Botë”, Soni Malaj me “Për vete me mbaj” dhe Vlashent Sata me “Erdhi dita”.

Në kategorinë ‘Artisti pamor i vitit’ të nominuar janë: Abaz Hado me “Abagraphy”, Anastas Kostandini me “Pasqyra e thyer”, Bashkim Ahmeti me “Ekspozitë vetjake”, Gazmend Leka me “Natura morta”, Lume Blloshimi me “Ekspozitë vetjake” dhe Lumturie Dhrami me “Ekspozitë vetjake”.

Në kategorinë ‘Aktorja më e mirë’ të nominuar janë: Adelina Muça me “Familja tot”, Ermira Gjata me “Gënjeshtër pas gënjeshtre”, Gladiola Harizaj me “Zbutja e kryeneçes”, Klodiana Keco me “Shtëpia e Bernarda Albës”, Niada Saliasi me “Operapër tre grosh” dhe Olta Daku me “Familja Tot”.

Në kategorinë ‘Aktori më i mirë’ të nominuar janë: Alfred Trebicka me “Opera për tre grosh”, Arben Derhemi me “Opera për tre trosh”, Bujar Asqeriu me “Familja Tot”, Helidon Fino me “Zbutja e kryeneçes”, Indrit Çobani me “Familja Tot” dhe Sokol Angjeli me “Sonte luajmë pa tekst”.

Në kategorinë ‘Regjisori i vitit’ të nominuar janë: Andia Xhunga me “Familja Tot”, Mehmet Xhelili me “Opera për tre grosh”, Elma Dorezi me “Zbutja e kryeneçes”, Qëndrim Rijani me “Shtëpia e Bernarda Albës”, Rozi Kostani me “Kujtesa e ujit” dhe Altin Basha me “Made in Albania”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button