A do t’ia kthejë “Mone” pasaportën Gruevskit?

Partitë qeveritare dhe opozitare të Kuvendit duhet të përgjigjen se a do ta pranojnë ftesën e eurodeputetit, Ivo Vajgëll që dje zyrtarisht i ftoi: të përfshihen në dialog nën çatinë e BE-së, në bisedime që duhet të mbahen në shtëpinë e Zhan Mone në afërsi të Parisit. Kjo ide e Vajgëllit dhe kolegëve të tij nga Parlamenti Evropian – Eduard Kukan dhe Knut Fllekenshajn së pari u prezantua gjatë kohës së vizitës së Vajgëllit në Shkup, menjëherë pas formimit të qeverisë së re, shkruan Dojçe Vele, njofton Portalb.mk.

Qëllimi është që të organizohen takime jozyrtare të qeverisë dhe opozitës me qëllim që të përmirësohen marrëdhëniet e tyre, që të vinë në qëndrime të përbashkëta për çështjet kryesore, për sfidat integruese të Maqedonisë. Kjo ide tani po fillon edhe konkretisht të arrihet, së pari iu prezantua koordinatorëve dhe grupeve parlamentare të VMRO-DPMNE-së, Ilija Dimovskit, Lëvizjes Besa, Afrim Gashit dhe PDSH-së, Meral Uzeiri Ferati. Sot Vajgell do të bisedojë edhe me koordinatorët dhe grupet parlamentare të LSDM-së de BDI-së.

Frika nga “Përzhino 3”

Kjo ide po prezantohet në kohën kur negociatorët e Maqedonisë dhe Greqisë janë para bisedimeve rreth kontestit me emrin kah fundi i muajit me ndërmjetësimin e moderatorit, Metju Nimic me qëllim që avancimi i këtij procesi të sigurojë zhbllokim të anëtarësimit të Maqedonisë në NATO.

Ky kontekst te pjesa më e madhe e opozitës krijon dyshim se pas “Projektit Mone” fshihen “Përzhino 3”, ndërsa dy episodet paraprake të “Përzhinos” në parti nxisin dyshime të këqija: i konsiderojnë si platforma të cilat (me pjesëmarrjen e tyre) u bë diçka për fundin e dominimit të dekadës së VMRO-DPMNE-së. Dje nga VMRO-DPMNE nuk dhanë përgjigje zyrtare se a do ta pranojnë ftesën. Jo zyrtarisht pritet që të diskutohen temat nën atë çati dhe në atë format, por për shkak se ftesa është për partitë parlamentare, për VMRO-në do të ishte e pranueshme që të bisedojnë për fushëveprimin e parlamentit: përmirësimin e bashkëpunimit mes grupeve parlamentare, përforcimin e dialogut parlamentar, punë më efikase të parlamentit…Por, assesi edhe për çështjet që deri tani nuk është hapur debat vendor dhe nuk është siguruar konsensus mespartiak, si p.sh. për Marrëveshjen për fqinjësi të mirë me Bullgarinë si dhe bisedat për kontestin e emrit.

Nga ato nuk parashikohet se pranimi i ftesës për takime në Francë mund të formulohet me qëllim që lideri i partisë Nikolla Gruevski më shpejt do të arrijë ta kthejë pasaportën e marrë ose VMRO-DPMNE në shtëpinë e Zhan Mone do të duhet të prezantohet me përfaqësues tjerë të partisë, nëse hyn në atë projekt.

Për rikujtim, liderit ë LSDM-së, Zoran Zaev në maj të vitit 2015 iu kthye pasaporta pas akuzimeve për rastin “Puç”. Atëherë nga kabineti i tij nuk e komentuan arsyen se pse, por u bë e qartë prej kur “katër liderët” (Gruevski, Zaev, Ahmeti dhe Thaçi) u ftuan në përbërje të kompletime për biseda urgjente në Strasburg, me përpjekjen që të gjendet zgjidhje për krizën politike.

LEXO EDHE:

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button