Gjithçka gati për “Gongun e artë”

Sot në kryeqendrën e vendit tonë, Shkupin do të fillojë edicioni i 47-të me radhë i turneut ndërkombëtar të boksit “Gongu i artë”, ku pjesëmarrës do të jenë më shumë se 30 boksier.

Luftërat t gjysmëfinale për të gjitha kategoritë do të zhvillohen në ora 16:00, ndërsa të shtunën janë përcaktuar luftërat finale, të cilat fillojnë në ora 11:00, ndërkohë që shpallja e më të mirëve është përcaktuar për në ora 14:00.

Reprezentacioni i Maqedonisë në „Gongu i artë“, do të merr pjesë me 6 boksier, Kosova (7), Serbia (9), Shqipëria (5), Kroacia (4) dhe Bullgaria (1).

Dashamirët e sportit të shkathët luftarak, boksit të gjitha meçet mundi ti ndjekin direkt në palestrën e sporteve “Boris Trajkovski” në Shkup. /Portalb.mk/

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button