7 rregulla mbi ushqyerjen, që mamaja na i ka thënë sa herë

Janë ndër rregullat e para që na mësohen në jetë nga mamaja jonë, por ne gjithnjë zgjedhim t’i neglizhojmë!

Sa herë e keni lënë të paprekur pjatën e drekës, sepse keni ngrënë ushqime të procesuara paraprakisht? Po ashtu, ushqyerja jonë nuk njeh orar: le të trokasë ora 12 e mesnatës, ne sërish do të jemi me kokë në frigorifer!

Në këtë artikull, me një ton të dashur mëmësor, do të risjellim në vëmendjen tuaj disa rregulla të arta mbi ushqyerjen, ndjekja me përpikmëri e të cilave ju sjell përfitime afatgjatë, shkruan Bordo.al. 

 

1. Hani vetëm kur jeni të uritur, që do të thotë, kur vakti juaj i mëparshëm është tretur plotësisht. Ndonjëherë na ndodh të mos kemi shumë që kemi ngrënë, dhe prapë ndihemi të uritur, por kjo ndjesi mund të vijë edhe nga dehidratimi. Qëndroni të vëmendshëm me trupin tuaj dhe dalloni nëse jeni vërtet i uritur.

Apple Health Info: Crazy Facts About The Fruit | HuffPost

2. Hani në një vend të qetë dhe të rehatshëm! Është e këshillueshme që gjatë ngrënies të mos merreni me aktivitete të tjera.

3. Hani në sasinë e duhur! Ne jemi të gjithë të ndryshëm, me nevojat e ndryshme dhe madhësi të ndryshme të stomakut, prandaj dëgjoni trupin tuaj dhe hani aq sa ju duhet.

High Quality Food Wallpapers 23 Cool Hd Wallpaper ...

4. Hani ushqime të ngrohta! Ideale do të ishin gatimet e sapobëra, por për sa kohë ushqimet dalin nga frigoriferi është mirë mos t’i konsumoni direkt, pasi duhet ruajtur fuqia tretëse. Gatimet e ngrohta lejojnë enzimat të ndihmojnë tretjen e ushqimit në mënyrë të shpejtë dhe efikase.

5. Hani ushqim cilësor! Sigurohuni që ushqimi juaj të jetë pakëz i lëngshëm, ose me pak vaj, pasi kjo do të lehtësojë tretjen dhe përmirëson thithjen e lëndëve ushqyese. Shmangni ushqimet që janë shumë të thata!

High Quality Food Wallpapers 33 Free Hd Wallpaper ...

6. Mos hani shpejt! Mos e kapërceni ushqimin pa e përtypur mirë! Përtypja është një hap thelbësor i tretjes. Sipas Universitetit të Ohajos, ju duhet të përtypni ushqime të buta 5 deri 10 herë, pastaj të gëlltiteni.

7. Hani në orare të rregullta! Natyra e pëlqen rregullsinë, kështu që ju duhet ta respektoni atë!

blog-time-to-eat2

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button