Në trenin për Bashkimin Evropian, Maqedonia do të hyjë me Malin e Zi dhe Serbinë

Ministri i Jashtëm i Maqedonisë, Nikolla Dimitrov pas takimit me homologun e tij malazez, Sërxhan Darmanoviq, u shpreh se duke kërkuar nga Komisioni Evropian që në raportin e ri të japë hapësirë për kompensim të reformave të parealizuara, do të bëjë çmos që për në Bashkimin Evropian të hyn me një tren me Malin e Zi dhe Serbinë, njofton Portalb.mk.

Dimitrov vlerësoi se “do të ishte mirë që në rajon të kemi një garë reformuese sikurse ishte me liberalizimin e vizave, me kushte dhe me kritere të njëjta dhe të sakta për të gjitha shtetet”.

“Jam i gatshëm që të shoh edhe propozimin për formimin e komitetit për revizion të librave të historisë së Maqedonisë dhe Greqisë nëse është e nevojshme”, tha Dimitrov.

Ndërkaq, Sërxhan Darmanoviq shprehu se Mali i Zi u bënë thirrje të gjitha shteteve që të përshpejtojnë ritmin e eurointegrimeve.

“Mali i Zi u bënë thirrje të gjitha shteteve, përfshirë edhe Maqedoninë të përshpejtojnë ritmin e eurointegrimeve”, tha Darmanoviq.

Për Darmanoviqin është motivim i madh deklarata e kryetarit të Komisionit Evropian, Zhan Kllod Junker se më vitin 2025 pritet hyrja e Malit të Zi dhe Serbisë në BE.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button