Rrahje në shkollën e mesme “Josip Broz Tito”, lëndohen tre persona

Tre gjimnazistë janë lënduar në rrahjen që ndodhi dje pasdite në shkollën e mesme “Josip Broz Tito”, në të cilën ka marrë pjesë edhe prindi i njërit nga gjimnazistët e lënduar.

Siç kumtoi MPB, rreth orës 14 nga ana e nëpunësve policorë të SP Qendër është konstatuar prishje e rendit dhe qetësisë publike nga ana e  dy personave A.H.(17) dhe K.A.(18) të cilët në Shkollën e mesme “Josip Broz Tito” pas grindjes verbale janë rrahur duke këmbyer disa goditje në kokë dhe trup, me ç’rast kanë marrë lëndime trupore në formë të skuqjes dhe mavijosje.

Nga ana e nëpunësve policorë janë përpiluar dy procesverbale për kundërvajtje të konstatuar të nenit 11 nga LPGJ.

Lidhur me të njëjtën ngjarje, thuhet, janë pranuar edhe dy denoncime plotësuese. Denoncimi i parë nga ana e K.A.(18 i cili ka denoncuar se rreth orës 13:30 fizikisht është sulmuar nga B.H.(49) (prind i A.H.), i cili pasi ka parë se djali i tij A.H. fizikisht është grindur, ka filluar me grusht ta godasë K.A. duke i shkaktuar lëndime në kohë. Denoncimi i dytë është nga E.I.(38) e cila ka denoncuar se djali i saj K.I.(17) i cili ka tentuar t’i ndajë A.H. dhe K.A. fizkisht është sulmuar B.H. (49) me disa goditje në kokë.

Po punohet në ndriçimin edhe të këtyre denoncimeve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button