Gjermani: Një infermier i dënuar mund të ketë kryer vrasjen e 100 pacientëve

Prokuroria publike gjermane kumtoi se ekziston mundësi që infermieri Nils Hegels, i cili është dënuar me burgim të përjetshëm për shkak të vrasjes së dy personave, të ketë vrarë mbi 100 pacientë.

Prokuroria dhe policia në qytetin Oldenburg bënë të ditur se ka kryer hetim në dy spitale lokale dhe kanë zbuluar edhe 16 raste të reja të vrasjes, për të cilët dyshohet se i ka kryer Hegel.

Në fund të gushtit, siç njofton MIA, është komunikuar se besohet se Hegel ka vrarë edhe 84 persona, krahas atyre dy për të cilin është gjykuar.

Prokuroria pret se në fillim të vitit 2018 do të ngrihen akuza të reja kundër Hegel, i cili ka shkaktuar vdekjen e pacientëve me injektimin e mbidozës së ilaçeve për zemër.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

*

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

VERZIONI DESKTOP