Kapet i arratisuri nga Idrizova që i kërcënonte gjykatësit

Ministria e Punëve të Brendshme kumton se është kapur një i arratisur nga Burgu i Idrizovës, i cili kërkuar një kohë të gjatë, njofton Portalb.mk.

39 vjeçari O.M. është i dënuar me 20 vjet burg. Përderisa ka qenë në arratisje, disa gjyqtarë kanë qenë të frikësuar pasi që i njëjti ka kërcënuar se do t’i vrasë.

Njëri gjykatës është vjedhur nga i burgosuri i arratisur, pasi që ka hyrë në vikend shtëpinë e të njëjtit. O.M. një kohë të gjatë ka qenë në Kumanovë, ku ka vjedhur vetura, ka kryer vjedhje me armë zjarri, ndërkaq viktimat i ka lidhur përpara se t’i vjedh.

“Pas një sërë aktivitetesh operative, dje në ora 17:50, nga ana e zyrtarëve policor të SPB Kumanovë, në koordinim dhe veprim me Shërbimet Qendrore Policore të MPB-së, është gjetur dhe është privuar nga liria personi O.M. Deri në momentin e privimit nga liria, sipas njohurive të deritanishme, dyshohet se në zonën e Kumanovës, ka kryer dhjetë vepra penale edhe atë gjashtë për “vjedhje”, tre vepra për “vjedhje të rëndë” dhe një “vjedhje të veturës”, thonë nga MPB.

I arratisuri është dënuar për veprën penale “vrasje” dhe “prodhim dhe lëshim në treg të drogave, substancave psikotrope dhe prekursorë”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button