Në Tetovë kontrolle falas për sheqerin në gjak

Shoqata e diabetikëve nga Tetova sot organizoi kontroll falas  për nivelin e sheqerit në gjak. Aksioni u zbatua në ambientet e Shoqatës së pensionistëve në Tetovë, dhe ajo tradicionalisht organizohet me rastin dhe në prag të 14 Nëntorit – Ditës për Luftë Kundër Diabetit, theksoi kryetari i  Shoqatës së diabetikëve Dushko Ignevski.

Sipas të dhënave të tyre në Tetovë, ka rreth 2.300 persona që marrin terapi të insulinës, derisa me medikamente dhe mënyra të tjera nga kjo sëmundje kurohen edhe  10.000 persona.  Ajo që shqetëson është e dhëna se këto numra rriten për çdo ditë.

“Sot vetëm në orën e parë të aksionit mbi 50 banorë të Tetovës erdhën për të kontrolluar nivelin e sheqerit në gjak dhe pesë ose gjashtë kishin nivel të lartë. Rekomandimi ynë për ta është që edhe një herë të kontrollohet në një institucion mjekësor dhe së bashku me mjekët amë  ta ndjekin gjendjen e tyre rreth nivelit të sheqerit në gjak”, tha Ignevski.

Në nivel të shtetit ka rreth 185.000 diabetikë prej të cilëve 40 mijë janë në terapi të insulinës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button