Kasami në takim me Gerberich: Parregullsitë zgjedhore, imazh i keq për Maqedoninë

Sot, kryetari i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami, së bashku me Shefin e Kabinetit, Faton Fazliu, kanë realizuar takim me ambasadorin e Gjermanisë, Shkëlqesinë e tij, Thomas Gerberich.

“Në këtë takim kryesisht është biseduar për situatën aktuale politike në të cilën ndodhet Maqedonia, me këtë rast përfaqësuesit e njoftuan ambasadorin për parregullsitë e vërejtura në zgjedhjet lokale, ku edhe një herë u deformua vullneti politik shqiptar, me çka krijohet një imazh i keq për Maqedoninë”, thonë nga Lëvizja BESA.

Kasami theksoi se Lëvizja BESA do vazhdojë të jetë konstruktive dhe në mbeshtetje të proceseve pozitive që do të ndodhin në vend.

Të dyja palët janë dakordësuar që takime të këtilla miqësore të vazhdojnë edhe në të ardhmen.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button