Vrasja e futbollistit, policia kontrollon nëse ka pasur lidhje agjencia e sigurimit

Një person është vrasësi i futbollistit, Martin Janushev, i cili u vra javën e kaluar përpara një kafiterie në Aerodrom, njofton Portalb.mk.

Ashtu siç njoftojnë nga MPB, vrasja nuk ka prapavijë tjetër, përveç mosmarrëveshje personale.

Nga MPB thonë se ka përparim në hetim dhe se po punojnë për gjetjen e vrasësit.

Deri më tani janë dëgjuar 35 persona, janë marrë inçizimet nga kamerat në rrethinë dhe deklarata nga dëshmitarët.

“Po bëhen kontrolle edhe nga agjencia që të shihet nëse ka lidhje me vrasjen”, theksoi Spasovski, i cili shtoi se po kryhen kontrolle në të gjitha agjencitë për sigurim.

Nga korriku deri më tani, ka pasur gjithsej 12 vrasje, prej të cilëve dy janë ende të papastruara: Vrasja e Dilaver Bojut në Strugë dhe e fundit, e Janushevit.

Përndryshe, rasti i futbollistit Martin Janushev u bë i njohur në opinion pasi që ai të premten, në Aerodrom u sulmua me armë zjarri nga disa persona. Pas sulmit, i ndjeri është dërguar në Klinikë ku edhe pas 40 minutave rianimin, ndërroi jetë. Në lidhje me rastin Prokuroria Publike kërkoi autopsi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button