TV “Alfa” duhet t’u kërkojë falje romëve për diskriminimin në lajme

Televizioni “Alfa” duhet t’u kërkojë falje qytetarëve të etnitetit romë pasi që është konstatuar se në edicionin e lajmeve të njëjtit janë diskriminuar. Kështu vendosi Komisioni për Mbrojtjen nga Diskriminimi duke konstatuar elemente fyese në bazë të përkatësisë etnike dhe grupit të margjinalizuar, njofton Portalb.mk.

Me këtë Komisioni ka pranuar supozimin e Agjencisë së Shërbimeve të Mediave Audio dhe Audiovizuele. Sipas Agjencisë Mediale në kronikën “Në udhëkryqe ciganët janë më në numër dhe më të fuqishëm”, TV “Alfa” ka nxitur dhe ka shpërndarë diskriminim ndaj romëve në bazë të përkatësisë etnike dhe përkatësisë së grupit të margjinalizuar.

“Komisioni për Mbrojtje nga Diskriminimi konstatoi se është bërë diskriminim në bazë të përkatësisë etnike dhe grupit të margjinalizuar. Duke e pasur parasysh se konkretizohet dhe theksohet se për grupin thuhet se shpërndanë dhunë në udhëkryqe, ekziston shkelje e ligjit për parandalim dhe mbrojtje nga diskriminimi, në drejtim të shpërndarjes së urrejtjes dhe jotolerancës”, thuhet në vendimin e Komisionit.

Ata kërkojnë nga TV “Alfa” që në afat prej 30 ditë nga dita e pranimin të propozimit publikisht të kërkojnë falje ndaj romëve sikur grup i margjinalizuar i cili u etiketua në kronikë si “i dhunshëm dhe që shpërndanë dhunë në udhëkryqe dhe rrugë”.

Nëse TV “Alfa” nuk kërkon falje, Komisioni ka të drejtë të ngritë iniciativë para institucionit kompetent për mbajtje të përgjegjësisë, kurse Agjencia Mediale ka të drejtë të ngritë padi në Gjykatën Themelore Shkupi 2 për dëmshpërblim.

foom-logo-disklejmerKy tekst është përgatitur në kuadër të projektit “Observatori i reformave mediatike”, të cilin e realizojnë Fondacioni për internet dhe shoqëri “Metamorfozis”, “Agora” – Qendra për promovimin e vlerave qytetare dhe Platforma për gazetari hulumtuese dhe analiza (PINA), me mbështetjen financiare të Fondacionit “Shoqëri e hapur” – Maqedoni.
Përmbajtja e tekstit është përgjegjësi vetëm e autorëve dhe në asnjë mënyrë nuk i pasqyron pikëpamjet e Fondacionit “Shoqëri e hapur” – Maqedoni.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button