Tramp: Besoj se ka zgjidhje për krizën me Korenë Veriore

Presidenti amerikan Donald Tramp në takim me presidentin kinez Si Xhimping shprehu besim se ka zgjidhje për krizën me Korenë Veriore.

“Besoj, si edhe Ju, se ka zgjidhje për këtë”, i porositi Tramp presidentit kinez Si, duke e pasur parasysh Korenë Veriore.

SHBA-ja dhe Kina së bashku mund t’i zgjidhin problemet botërore “për shumë, shumë vite të ardhshme”.

“Besoj se mund t’i zgjidhim shumicën prej tyre, me siguri edhe të gjitha”, shtoi ai.

Si, Trampit i porositi se bashkëpunimi midis dy vendeve është përzgjedhja e vetme e duhur dhe se marrëdhëniet midis Kinës dhe SHBA-së kanë hyrë në pikë të re fillestare historike.

“Mendojmë se marrëdhëniet kineze-amerikane janë të rëndësishme për mirëqenien e popujve të dy vendeve, si dhe për paqen, prosperitetin dhe stabilitetin e botës”, deklaroi presidenti kinez.

Ai shtoi se Kina dëshiron të punojë me SHBA për Korenë Veriore, Afganistanin dhe problemet e tjera ndërkombëtare.

Dy presidentët në Pekin nënshkruan edhe shumë marrëveshje tregtare në vlerë prej 235,4 miliardë dollarë. Janë nënshkruar marrëveshje nga fusha e energjetikës, prodhimtarisë së automobilave, aeronautikës, industrisë ushqimore dhe elektronikës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button