Basha-Nishani, shfaqen krah për krah

Kreu demokrat, Lulzim Basha, dhe ish-presidenti-Bujar Nishani, janë shfaqur krah për krah në një aktivitet, duke treguar se kanë raporte të mira mes tyre, transmeton Syri.net.

Pak ditë më parë, ish-presidenti dhe kreu i PD-së zhvilluan një takim në selinë e partisë më të madhe të opozitës, ndërsa Nishani që nga momenti i dorëzimit të detyrës së Kreut të Shtetit është shfaqur mjaft aktiv në jetën politike.

Përmes intervistave dhe komenteve të ndryshme, ish-Presidenti ka mbjatur një qëndrim konstant me kritika në raport me qeverinë, veçanërisht përsa i takon çështjes së kanabisit dhe sigurisë.

Së fundmi ish-Presidenti i kërkoi pasardhësit të tij në Presidencë, Ilir Metës, që të deklasifikojë një nga mbledhjet e Këshillit të Sigurisë Kombëtare të vitit 2016, ku është diskutuar mbi kanabizimin e vendit. Nishani ka deklaruar se çështja është mjaft sensitive dhe qytetarët duhet të jenë në dijeni të qëndrimeve që kanë shfaqur palët.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button